Forumi i gruas së policisë nis zbatimin e projektit “Siguria fillon nga unë”
TIRANË-Forumi i Gruas në Policinë e Shtetit ka vënë në zbatim projektin “Siguria fillon nga unë - Akademia e Policisë për Fëmijë”, i financuar nga Programi “Mbështetja Suedeze për Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit për policimin në komunitet”, i cili ka si qëllim forcimin e marrëdhënieve midis të rinjve dhe policisë.
Në fokus të këtij projekti, ishin të rinjtë e grupmoshës 12-14 vjeç, të shkollës “Edit’h Durham”, në Tiranë, e konkretisht dy klasa të 6-ta të ciklit 9-vjeçar.
Edukimi policor për këtë grupmoshë u gjykua i një rëndësie të veçantë në funksion të parandalimit të përfshirjes së tyre në ngjarje apo aktivitete të pahijshme ose kriminale. Por mbi të gjitha, objektivi i këtij projekti ishte ndërtimi i marrëdhënieve të qëndrueshme midis policisë dhe komunitetit.
Në Qendrën e Formimit Policor në Sauk, u zhvillua sot ceremonia e përfundimit të projektit dhe e diplomimit të fëmijëve.
Gjatë kësaj ceremonie, krahas fëmijëve dhe drejtuesve të shkollës “Edit’h Durham”, morën pjesë drejtues të Programit “Mbështetja Suedeze për Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit për policimin në komunitet”, përfaqësues të Forumit të Gruas si dhe përfaqësues të Qendrës së Formimit Policor.
Kryetarja e Forumit të Gruas në Policinë e Shtetit, Enkelejda Toska, evidentoi rëndësinë e këtij projekti për policimin në komunitet si dhe vlerësoi bashkëpunimin me fëmijët.
Në ditën e fundit të projektit fëmijët zhvilluan një vizitë studimore në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë, si dhe në Qendrën e Formimit Policor, përpara zhvillimit të ceremonisë së diplomimit.
(d.b/BalkanWeb)