Greqia bllokon 30 mijë litra raki të importuar dhe nga Shqipëria: Të verbon
Greqi- Autoritetet greke kanë bllokuar një sasi prej 30 mijë litra raki, që ishte e importuar edhe nga Shqipëria.
Sipas Autoritetit grek të Kontrollit të Ushqimeve, sasia e rakisë ishte tërhequr nga tregu pasi pas kontrolleve të ushtruara dhe analizave, është gjetur sasi e madhe e metanolit, që shkakton verbëri.
Sipas autoritetit, thuhet se rakia është bërë nga rrush i pa përzgjedhur, i kalbur dhe shumë i pjekur dhe pa iu hequr bishtat e bistakut. Kjo sipas tyre bën që rakia të jetë e përbërë nga substanca toksike të dëmshme për shëndetin.
Gjithashtu argumente të tjera për konfiskimin e rakisë janë se ajo është futur në enë plastike si edhe për prodhimin e saj është përdorur sheqer.
Në këtë mënyrë në njoftimin për mediat thuhet se shteti grek duke lejuar tregtimin e kësaj rakie përveçse humbet miliona euro nga taksat, vë në rrezik edhe shëndetin e qytetarëve. Rakia ishte e importuar nga Shqipëria, Bullgaria dhe vende të tjera fqinje.