Greqi, 70% pushime nga puna në 6 muajt e ardhshëm
ATHINE - E ardhme e pasigurt për mijëra punëtorë, pasi 70% prej tyre rrezikohen nga shkurtimet në gjashtë muajt e ardhshëm, ndërsa të tjerët do të kenë një rrogë të reduktuar deri në 30%.
Nga hulumtimet e kryera nga HR Pulse e ICAP People Solutions, rezulton se kompanitë dhe bisneset po studiojnë masa drastike për të zvogëluar shpenzimet e tyre, duke përfshirë në këto masa shkurtimet nga puna dhe reduktimin e pagave.
Këto parashikime vijnë në një atmosferë të zymtë për Greqinë, në një kohë kur shkalla e papunësisë është në rritje dramatike dhe grekët vazhdojnë të ballafaqohen me masa shtrënguese.
Sipas Autoritetit të Statistikave, në tetor të vitit të kaluar, çdo ditë kanë humbur punën e tyre, 1480 punëtorë grekë.