E Diel, 1 Nëntor 2026

Specialistët: Ekosistemi në rrezik, gjoba, për këdo që abuzon me ambjentin

Gjirokastër- Ndotja ambjentale po ndryshon karakteristikat e ekosistemit. Ky është përfundimi i specialistëve të cilët kanë marrë shkas nga shkatërrimi ambjental i rrjedhës ujore përgjatë lumit Drin dhe Vjosë si dhe të luginave pranë tyre.

Por veç ndotjes që sjell edhe akumulon rrjedha, në parkun e Viroit, një prej pikave turistike më piktoreske përgajtë Drinit, po zvogëlohet dhe numri i pemëve prej autoriteteve lokale.

Ato pretendojnë se plepat e vendosur përgjatë rrugës nacionale duheshin prerë pasi sipas tyre, përbënin rrezik për kalimtarët. E megjithatë, nga ana e tyre nuk ka patur asnjë plan mbjelljesh të reja, për t’i paraprirë prerjeve.

Ndërkohë, Agjensia Rajonale e Mjedisit në Gjirokastër thotë se do të fillojë aplikimin e gjobave edhe ndaj institucioneve shtetërore që rezultojnë ndotës të mjediseve publike.

Vetëm një muaj më parë kjo zyrë ka gjobitur për derdhje të mbejtjeve urbane në lumë dy komuna atë të Antigonesë në Gjirokastër dhe komunën Qëndër në Tepelenë.

Nga ana tjetër, Asqeri Buzheri, shef i Zyrës së Mjedisit deklaroi se gjobat do të vendosen edhe për individë dhe biznese të cilët rezultojnë të jenë edhe ndotësit më të mëdhenj.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Qytetarët denoncojnë ndotjen: Plehrat në park, të vendosen gjoba  Tiranë- Ky është një nga parqet më të reja dhe...
  2. Elbasan- Protestojnë shoferët e furgonëve: Bashkia po abuzon me lejet e qarkullimit Elbasan- Drejtuesit e furgonave të linjës Elbasan-Tiranë kanë pezulluar sot...
  3. Specialistët: Europa në mbrojtje të monedhës së saj Tiranë- Kriza ekonomike që ka përfshirë një sërë vendesh ka...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›