Vasili: Sistemi farmaceutik me fytyrë evropiane
TIRANË- Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, tha sot gjatë analizës vjetore të dikasterit që drejton, se "me përmirësimet në kuadrin rregullator, sistemi farmaceutik ka përjetuar një fytyrë evropiane".
Legjislacioni, sipas tij, pasqyron praktikën më të mirë evropiane të farmaceutikës. "Me gjithë hyrjen në fuqi të TVSH në 1 shkurt të vitit që shkoi, mesatarja e çmimeve në farmaceutikë nuk u rrit, përkundrazi ka pasur ulje. Njëkohësisht aplikimi i dy masave të tjera, si ulja e marzheve të tregtimit dhe përgatitja e draftit për vendosjen e çmimeve referencë, që Shqipëria të aplikojë në tregun e barnave çmime të njëjta me shtetet e tjera, ka çuar në mbajtjen nën kontroll të çmimit e barnave”, tha Vasili.
Sipas tij, këto masa janë aplikuar për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve dhe pacientëve shqiptarë. “Falë liberalizimit dhe lehtësimit të praktikave të regjistrimit të barnave, sot janë mbi 4200 barna në tregun farmaceutik në raport me 1200 në 2005, duke krijuar mundësi jo vetëm mjekëve, por dhe pacientëve e qytetarëve që të kenë alternativa në treg”, tha Vasili.
Arritje të tjera ministri Vasili përmendi shkurtimin e ndjeshëm të kohës së vendosjes së diagnozës, si dhe legjislacionin, ku veçoi ligjin e parë të sigurimeve shëndetësore.
(ma.ar/BalkanWeb)