E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, Alket Rizai mban peng 2 zyrtarë të burgut: Dua lirinë

Të tjera rreth shkrimit PRECEDENTET/ Arratisjet e bujshme të shqiptarit me helikopter GREQI - Pak pas orës 21 të mbrëmjes s të shtunës, shqiptari Alket Rizai rreth 30 vjeç, i cili vuan dënimin e përjetshëm në burgun e Melandrinos mban peng 2 gardianë ndërsa dy të burgosur të tjerë, të cilët ndodhen me të janë bashkëpunëtorë të tij. Këto informacione i jep Ministria e Drejtësisë. Rizai, i cili ka qenë në epiqendër të mediave greke për shkak të arratisjeve të tij të bujshme me helikopter, kërkon që të mundësohet lirimi i tij nga burgu.

Mësohet se bashkëpunëtorët e Riazit kanë kërkuar takim me drejtorin e burgut për të parashtruar kërkesat e tyre, të tipit ekonomik, por edhe përmirësimin e ushqimit e të tjera. 

Sipas korrespondentit të televizionit A1 REPORT, Ardi Stefa, i cili informoi Live rreth orës 00:15, i burgosuri i përjetshëm shqiptar, është i veshur me uniformë gardiani dhe jo të burgosuri.  Aktualisht po bëhen tentativa për të liruar pengjet ndërmjet Rizait dhe psikologëve dhe specialisteve të policisë.

Ndërkohë në burgun në fjalë kanë mbërritur forca të shumta policore dhe ambulanca, pasi dyshohet se Rizai ka në disponim thika dhe dy bomba ofensive dhe lëndë eksplozive. Nuk dihet vendndodhja e saktë e tij, nëse është në vendrojë apo në zyrat e burgut, pasi ai ka ndërprerë energjinë elektrike në burg.

Sipas burimeve policore ndërprerja e energjisë elektrike mund të shkaktojë trazira dhe revoltë në burg, gjë që mund të përdoret nga Rizai për t’u larguar dhe arratisur. Të burgosurit kanë thyer edhe kamerat e sigurisë në mënyrë që të mos ketë asnjë lidhje vizuale me atë çka po ndodh në burgun grek. Ministria e Drejtësisë greke gjendet e shqetësuar mbi atë që mund të ndodhë edhe me të burgosurit e tjerë, pasi mund të përfitohet nga errësira dhe nga fati që nuk survejohen me kamera për realizuar arratisje kolektive të mundshme.

HISTORITE E BUJSHME TE ARRATISJEVE ME HELIKOPTERE
Alket Rizai është i njohur për opinionin grek pas arratisjes së bujshme me helikopter nga burgu i Koridalosë, se bashku me Vasilis Paleokostën përpara disa vitesh. Ai është vendosur në epiqendër të mediave greke për dy arratisje, atë të vitit 2006 dhe atë të 3 viteve më vonë në 2009.

Historia e shqiptarit me drejtësinë greke ka nisur kur ai ka qenë rreth moshës 20-vjeçare. Në atë kohë ai ka nisur precedentët penalë në drejtësinë greke.

(Foto, burgu dhe harta e vendodhjes së tij), 200 km larg Athinës)

(Foto: Alket Rizai me flokët bjond)

HISTORI PASIONI, NE 2003  VRAU NJE GREK
Do të ishte një histori pasioni ajo që do të bënte bumin e parë në shtetin helen. Në vitin 2003 Alket Rizai vrau një shtetas grek me dyshimin se kishte lidhje me të dashurën e tij ruse Oksana. Në fakt geku kishte vërtet një lidhje me një femër ruse, por emri i saj ishte Roksana. Vetëm mbi dyshimet e ngritura, shqiptari Alket Rizai vrau shtetasin grek.

RIZAI: DO TENTOJ TE ARRATISEM GJITHMONE
Në shtypin shqiptar në Greqi në gazetën Tribuna, Alket Rizai ka deklaruar se do të jetë gjithmonë i gatshëm për t’u arratisur nga burgu grekë. Ai ka deklaruar bindshëm se nuk do të pranojë të qëndrojë asnjëherë në burgjet greke. Ajo që ka rënë gjithmonë në sy të mediave greke e shqiptare, është fakti që Rizai ka thënë se edhe pasi të arratiset nuk do të largohet nga Greqia.

Megjithatë, Rizai i ka marrë të gjitha fajet përsipër, duke mos treguar asnjë fakt që mund të komprometonte askënd tjetër, as të dashurën e tij greke, Shula.

Shula ka qenë e arrestuar si bashkëpunëtore e shqiptarit me burgim të përjetshëm, pasi e ka ndihmuar të dashurin e saj të arratisej me helikopter. Lirimi i saj nga drejtësia greke është bërë pasi Rizai k marrë përsipër të gjithë autorësinë e veprimeve të tij.

*Lajmi u publikua fillimisht në orën 23:00 të datës 16 mars dhe u publikua më 00:35 të datës 17 mars

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›