E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sërish incidente në autobusët urban të Shkupit

16-03-2013 / Gazeta 55

Një incident i rëndë i rrahjes fizike midis të rinjve ka ndodhur në një nga autobusët urban dje në mbrëmje në Shkup.
Dhjetëra të rinj janë përplasur fizikisht midis tyre në autobusin numër 50, i cili po lëvizte në destinacionin Qendra Klinike – Hipodrom.
Jozyrtarisht mëson INA se në incident ishin përfshirë të rinj maqedonas dhe shqiptarë, ndërsa MPB nuk ka dashur të komentoj incidentin në baza etnike, duke theksuar se në përleshjen fizike janë përfshirë rreth 6 nxënës të shkollës së mesme “Mihajlo Pupin” dhe nxënës të shkollës së mesme të mjekësisë “Pançe Karagjozov”.
Policia ka arritur që të ndalojë tre persona, që ishin përfshirë në rrahjen fizike, ndërsa bëhet e ditur për disa të lënduar.
(INA)

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›