E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, Alket Rizai mban peng 4 zyrtarë të burgut: Dua lirinë

Të tjera rreth shkrimit PRECEDENTET/ Arratisjet e bujshme të shqiptarit me helikopter GREQI - Pak pas orës 21 të mbrëmjes s të shtunës, shtetasi shqiptar, Alket Rizai, i cili vuan dënimin e përjetshëm në burgun e Melandrinos ka kapur peng katër gardianë dhe dy të burgosur. Këto informacione i jep Ministria e Drejtësisë.

Përsa i përket dy të burgosurve nuk dihet në janë bashkëpunëtorë të tij, apo pengje. Aktualisht po bëhen tentativa për të liruar pengje ndërmjet Rizait dhe psikologëve dhe specialisteve të policisë.

Ndërkohë në burgun në fjalë kanë mbërritur forca të shumta policore dhe ambulanca, pasi thuhet se Rizai ka në disponim thika dhe dy bomba ofensive dhe lëndë eksplozive.

Nuk dihet vendndodhja e saktë e tij, nëse është në vendrojë apo në zyrat e burgut, pasi ai ka ndërprerë energjinë elektrike në burg, ndërkohë që kërkon ta lenë të lirë.

Sipas burimeve policore ndërprerja e energjisë elektrike mund të shkaktojë trazira dhe revoltë në burg, gjë që mund të përdoret nga Rizai për t’u larguar dhe arratisur.

Alket Rizai është i njohur për opinionin grek pas arratisjes së bujshme me helikopter nga burgu i Koridalosë, se bashku me Vasilis Paleokostën përpara disa vitesh. Ai është vendosur në epiqendër të mediave greke për dy arratisje, atë të vitit 2006 dhe atë të 3 viteve më vonë në 2009.

(Foto, burgu dhe harta e vendodhjes së tij)

(Foto: Alket Rizai me flokët bjond)

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›