Greqi, Bartolomeu: Kisha të ndihmojë qeverinë të përballojë krizën
ATHINE- Patriarku i Kishës Ortodokse Imzot Bartolomeu, lideri shpirtëror i ortodoksëve, nxiti sot Kishën e Greqisë të bashkëpunojë me qeverinë greke që vendi ta kapërcejë krizën.
"Bashkëpunimi mes qeverisë greke dhe komunitetit të manastireve të Malit Athos, në verilindje është i domosdoshëm sidomos në këtë periudhë të vështirë", deklaroi Imzot Bartolome, i cituar nga Agjencia greke e shtypit,gjysmëzyrtare, Ana, .
Imzot Bartolomeu shkoi në malin Athos, një kështjellë me rreth 20 manastire 600 kilometra nga Athina, për të festuar 20-vjetorin në krye të patriarkatit, që ka selinë në Stamboll.
Kisha e Greqisë, e pandarë nga shteti dhe e pajisur me pasuri të mëdha të patundshme, kritikohet shpesh për mosdhënien e kontributit të mjaftueshëm në momentet e vështira për financat publike.
Kishat dhe manastiret janë përjashtuar së fundmi nga një taksë për pronën e patundshme gjë që ka ringjallur debatin rreth kontributit të Kishës në përpjekjet e vendit për zvogëlimin e deficiteve.
Imzot Bartholome lavdëroi përpjekjet e mëdha dhe të frytshme të kryeministrit grek Jorgo Papandreu, i cili po lufton që prej dy vjetësh kundër një krize të paprecedentë.
Kjo periudhë e vështirë kërkon "mirëkuptimin e të gjithë qytetarëve, përpjekje të mëdha dhe sakrifica", theksoi ai.
Papandreu, i shoqëruar nga disa ministra, mori pjesë në ceremoninë në malin Athos, vend i shenjtë i ortodoksisë, por ku është e ndaluar hyrja e grave.
(s.g/atsh/BalkanWeb)