Deklaratat për Shkupin, ambasadori Çejku shpjegime në Ministrinë e Jashtme
TIRANË- Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoni Arben Çejku do të japë sot shpjegime në ministrinë e Jashtme të shtetit fqinjë për deklaratën se historia maqedonase është nostalgjike nga koha e liderit jugosllav Titos.
Deklaratat e ambasadorit Çejku nxitën reagimin e Shkupit zyrtar. Ministria e Jashtme e Maqedonisë i cilësoi deklaratat e ambasadorit shqiptar si të padëshiruara dhe kundra frymës të mardhënieve dypalëshe.
Ambasadori Agim Çejku në një intervistë ekskluzive të dhënë për "Gazeta Shqiptare" ditën e hënë më 3 tetor ka ngritur shqetësimin se në institucionet që hartojnë tekstet shkollore në Maqedoni "ka ende mbeturina nostalgjike të periudhës titiste", të cilët sipas tij vijojnë të fyejnë historinë e kombit shqiptar".
(e.m/BalkanWeb)