E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, Exit poll-et: Fiton Samaras i “Demokracia e Re”, “zhduket” PASOK-u

17-06-2012 / Gazeta 55

Mbyllen qëndrat e votimit. Demokracia e Re e Samaras udhëheq exit poll-et, PASOK mjaftohet me kapërcimin e pragut, ndërsa SYRIZA rikonfirmohet preferenca e votueseve me 26%, e thënë ndryshe forca e dytë politike në vend 


Dhjetë milionë grekë me të drejtë vote do të jenë përcaktues nëse e ardhmja e Greqisë do të jetë brenda apo jashtë Eurozonës, ndërsa qendrat e votimit janë hapur që prej orës shtatë të mëngjesit. Dy partitë kryesore sipas sondazheve, radikalët e majtë të “Syriza” dhe “Demokracia e Re” janë shumë pranë në preferenca. Sipas “Syriza”-s, refuzimi i paketës së BE-së për shpëtimin e vendit dhe rrjedhimisht edhe kalimi në dhrahmi është rruga e duhur për rikthimin e begatisë në vend. Demokracia e Re e Samaras, fituese në zgjedhjet e majit që nuk arritën të prodhonin një qeveri pasi asnjë parti nuk arriti të krijonte një koalicion të shumicës, këmbëngul në qëndrimin në rrugën e parashtruar në bisedimet me BE-në, për të marrë këstet e ardhshme të kredisë, për të cilën mund të kërkohet negocim për lehtësimin e kushteve. Socialistët e “PASOK” pritet që të regjistrojnë rezultatin më të dobët historik, duke paguar kështu koston e dy viteve të fundit të qeverisjes, periudhë gjatë së cilës vendi u përfshi nga kriza e thellë. Një pjesëmarrje të rëndësishme në Parlamentin e ardhshëm Grek pritet të sigurojnë edhe dy ekstremet, komunistët dhe neo-nazistët e “Chrysy Avgy”. Votimet e së dielës në Greqi janë duke u parë me vëmendje si kurrë më parë në të gjithë botën, nga frika se një vendim i Athinës për të braktisur monedhën e përbashkët euro do të trondiste ekonominë botërore. Aktualisht, Greqia vuan nga recesioni i thellë ekonomik, i shkaktuar nga kriza e financave shtetërore, me një defiçit buxhetor prej 160% të Prodhimit të Brendshëm Bruto ose prej më shumë se 500 miliardë eurosh.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›