Greqi, Gadafi 520 mln Euro borxh shtetit dhe privateve
ATHINE-Megjithë pasuritë përrallore që ka Muamar Gadaf, kjo nuk e ka ndihmuar qeverinë e tij të lajë borxhet. Qeveria libiane iu ka borxh disa kompanive private dhe shtetërore greke shifrën mbi 700 milionë dollarë ose 520 milion €.
Sipas shtypit grek, këto detyrime, disa prej të cilave presin prej 30 vjetësh, në pjesën më të madhe, kanë të bëjnë me punë ndërtimore të ofruara nga kompanitë greke në Libi.
Në vitin 1999 ministrat e atëhershëm te Punëve të Jashtme dhe Financave, kanë nënshkruar një Memorandum të mirëkuptimit të ndërsjellë me Libinë mbi çështjet e borxhit.
Në "Memorandum" përmenden 13 kompani teknike dhe 21 kompani ndërtimi, të cilave Libia u ka borxh miliona të papaguara. Për periudhën 1984-2005, Libia duhet t’i shlyejë edhe kompanisë telefonike shtetërore greke OTE, 2.2 milion dollarë.
Gjithashtu në listë është çështja e likuidimit të ish-shoqërisë ajrore Olimpik Airëays në Bengazi. Kërkesat e bizneseve greke për pagesat e tyre kanë nisur që sesionin e shtatë të Komitetit ndërministror të Përbashkët Greqi-Libi, që u mbajt në Tripoli, shtatorin e kaluar.
Negociatat megjithatë mbetën shterpë dhe bizneset greke janë të shqetësuara, për paratë e papaguara, duke pasur parasysh situatën e trazuar që është aktualisht në Libi.
Karakteristike është fakti se disa kompani greke që vepronin në Libi, duke pritur shlyerjen e parave të tyre nga qeveria e Gadafit, kanë pranuar marrëveshjen me të, për të marrë borxhet e tyre nëpërmjet shfrytëzimit të naftës.
Në vitin 1980 filloi një program intensiv i rindërtimit të Libisë dhe në vitin 2006 Muamar Gadaf shpalli një program ristrukturimi të infrastrukturës së vendit, ku u përfshinë edhe kompani të huaja midis të cilave edhe kompani greke.
(d.b/News24/BalkanWeb)