E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi-Itali Ok bisedimeve per zonat ekskluzive ekonomike detare

Greqia dhe Italia ranë dakord të fillojnë së shpejti negociata për heqjen e zonave eskluzive ekonomike në hapësirën detare që lag dy vendet. Sipas gazetes greke, Ta Nea, marrëveshja është arritur gjatë takimit që ministri i jashtëm i Greqisë, Evangelos Venizelos, zhvilloi ne Rome me kryeministrin italian Enrico Letta. Sipas gazetës greke, objektivi i dy qeverive është që të avancojnë marredheniet edhe ne kuader te presidencës europiane, që Greqia e Italia do ushtrojnë njera pas tjetrës, vitin e ardhshëm. Grupe ekspertësh nga dy vendet do zhvillojnë negociata, me qëllim që marrrëveshja ekzistuese, e arritur në vitin 1997 për shelfin kontinental në zonën e detit Jon, të pasurohet edhe me përcaktimin e zonave ekskluzive ekonomike.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›