Të rinjtë nisin fushatën fushatën Bankers Out: Nafta është pasuri, jo fatkeqësi
Një grup të rinjsh, kryesisht studentë dhe profesionistë të rinj, banorë të Fierit, nisën fushatën Bankers Out.
Qëllimi i saj është që të sensibilizohet opinioni publik për dëmet e mëdha që po i shkakton kompania Bankers ambientit dhe vetë banorëve të Fierit.
Të rinjtë thanë se që kur kjo kompani nisi të operojë në sektorin e nxjerrjes së naftës, kjo e fundit ka nisur që të shihet si një fatkeqësi natyrore dhe jo si burim pasurie.
Ata thonë se shteti shqiptar nuk përfiton asnjë qindarkë nga kjo kompani, pasi ajo nuk paguan taksat.
Po ashtu dhjetëra shtëpi janë rrënuar dhe qindra banorë janë frikësuar nga lëkundjet që shkaktojnë shpërthimet e kompanisë.
Ambienti i zonës përreth është shumë i ndotur dhe jashtë çdo standardi jetese.
Të rinjtë thanë se fushata do të zgjasë deri sa të ketë një veprim të qartë./ep