E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama Per 10 vjet Shqiperia anetare e plote e BE

Ne nje interviste te dhene per televizionin euronjuz kryeministri Edi Rama ka shpallur ambicjen e tij per integrimin e Shqiperise ne Bashkimin Europian. Rama ka deklaruar se per 10 vjet Shqiperia do te jete anetare e BE me te drejta te plota.

Intervista e plotë për euronews

Sa realiste tingellon familja europiane si alternative per Shqiperine?

Integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian është prioritet kyç i mazhorancës së re qeverisëse. Ne kemi bërë shumë progres, por ka shumë dhe shume për të bërë. Unë shpresoj shumë që brenda dhjetë viteve të ardhshme, kjo ambicie do të realizohet per Shqipërinë dhe se ne do të arrijme te jemi një anëtar me te drejta te plota ne Bashkimin Evropian"

Cfare e sjell Shqiperine nja anetaresim i plote ne familjen e BE-se, pra ne Bashkimin Europian?

Shqiperia eshte shteti me pro-europian ne gjithe Europen. Me kontributin tone modest, megjithe shkallet e vogla te mundesive tona, ne si popull do ti sjellim Europes nje entuziazem dhe nje tjeter lloj energjie.

Sipas Transparency International Shqiperia radhitet si nje prej vendeve me te korruptuara dhe me te varfra ne Europe. Sa e zbeh kjo ambicien e vendit tuaj per anetaresim ne BE?

Une besoj se korrupsioni eshte rezultat i sistemit, korrupsioni s’ka te bej me origjinen ose ADN-ne e individit, s’ka te beje me shqiptare ose britanike por ka te beje me sistemin ne total. Korrupsioni ka të bëjë me frustrimin e qytetarëve shqiptarë, por ky frustrim nuk do të mbajë jashtë Evropës shqiptarët, serbët apo malazezët e maqedonasit. Ne duhet të modernizojë institucionet, shërbimet dhe metodat e komunikimit tonë. Korrupsioni është rezultat i sistemeve, jo i ADN-së së njerëzve".

Cilat jane reformat konkrete qe do te ndermeren per te pastruar imazhin e Shqiperise?

Është shumë e qartë. Ate qe e kemi arritur deri tani mundesuar permes rruges se modernizimit. Por ne vijojme te kemi nevoje per modernizim. Ne duhet ti modernizojnë institucionet tona, ne duhet të modernizojmë shërbimet tona, ne duhet të modernizojmë rrugët tona të komunikimit. Ne jemi të gatshëm për të bërë atë dhe do ta bëjmë kete.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›