E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqi/ Kapen 36 kg marijuanë, dyshohet se vjen nga Saranda, arrestohen 3 shqiptarë

36 kg marijuanë janë kapur nga policia greke në Janinë, pas ndjekjes së një automjeti prej Filatit, në kufirin e gjelbër midis Sarandës dhe Igumenicës. Në pranga kanë rënë 3 shtetas shqiptarë. Në veçanti, në kuadër të veprimeve për të luftuar importimin e lëndëve narkotike në Greqi dhe pas përdorimit të duhur të informacionit, oficerët e policisë së Departamentit të Narkotikëve të Nëndrejtorisë së Ndjekjes dhe Hetimit të Krimit të Janinës, në bashkëpunim me Departamentin e 2-të të Rojës Kufitare të Filatit, Thesproti, lokalizuan një automjet me të cilin udhëtonin dy shqiptarë, i cili ndodhej përpara një automjeti tjetër me të cilin udhëtonte një tjetër shqiptar.
Mjetet e mësipërme u ndaluan dhe, gjatë kontrollit të kryer në të dytin prej tyre, u gjetën dhe u sekuestruan 34 pako me marijuanë, me një peshë totale prej 36 kg e 250 gramë

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›