E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, MirelaManjani bëhetnëna e një vajze

ATHINE-Medaljet e sportit nuk janë asgjë përpara lumturisë që i ka sjellë lindja e vajzës sportistës shqiptare Mirela Manjani. Ajo solli në jetë një vajzë, fryt i dashurisë me bashketbollistin grek Jani Janulis.

"Unë jam shumë i lumtur dhe nuk mund ta besoj këtë", thotë ai plot emocion. Mirela lindi një vajzë që peshon 2.8 kg.

Ai vazhdoi: "Ne jemi shumë të lumtur dhe kemi përgatitur gjithcka për të pritur anëtaren më të re të familjes sonë që na bëri të lumtur".

Ngjarja e lumtur që lumturoi ciftin ndodhi të shtunën në një spital privat në Athinë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›