PE: Bullgaria dhe Rumani gati për zonën Shengen
BRUKSEL- Organet e Parlamentit Europian i kanë dhënë dritën jeshile futjes së Bullgarisë dhe Rumanisë në zonën Shengen. Ndërsa vendimin përfundimtar për këtë duhet të marrë Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian në fund të këtij viti.
Këshilli i Parlamentit Europian për Liri Qytetare konstatoi se Bullgaria dhe Rumania kanë plotësuar kushtet kryesore për futje në zonën Shengen, ndonëse kanë mbetur edhe disa gjëra për t'u bërë.
Por, Bullgaria dhe Rumania duhet të vazhdojnë të informojnë Parlamentin Europian për zbatimin e masave lidhur me futjen e emigrantëve në këto vende. Pritet që vendimi të konfirmohet prej Parlamentit Evropian në seancën e përgjithshme, e cila do të mbahet në qershor.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)