Amnisty e Bujar Alimanit vjen në Tiranë
TIRANË- Filmi shqiptar “Amnistia” i regjisorit Bujar Alimani mbërrin në Shqipëri. Pas premierës së tij në Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Berlin dhe pasi ka tërhequr disa çmime ndërkombëtare, filmi do të shfaqet në Tiranë mbrëmjen e 27 majit në kinema “Imperial”.
Filmi i parë me metrazh të gjatë e merr nisjen nga një ngjarje reale ku tregon historinë e një burri dhe një gruaje të cilët takohen një ditë gjatë rrjedhës së jetës së tyre të mërzitshme. Ata dashurohen ndërsa dy bashkëshortët e tyre të dënuar në burg presin të marrin amnistinë.
Regjisori shqiptar që jeton në Athinë, ka zgjedhur për të interpretuar në filmin e tij aktorët: Luli Bitri, Karafil Shena, Todi Llupi, Mirela Naska, Omer Hamitaj, Orest Arapaj etj. Neritan Zinxhiria dhe Elena Dhimitrakopoulou janë as/regjisorë të filmit, skenograf është Shpëtim Baça ndërsa kostumografe, Ermira Turkeshi.
“Amnistia” konkuroi në seksionin “International Forum”, të Festivalit Ndërkombëtar të Berlinit, ku edhe fitoi një çmim me motivacionin e një shkrimi origjinal dhe një redaktimi që i lejon publikut të njihet hap pas hapi me personazhet kryesore dhe me ngjashmëritë me ta në jetën e tyre të përditshme”.
Regjisori Alimani është shprehur për subjektin e filmit se është shumë njerëzor ndërsa ngacmimin për subjektin e filmit e ka marë nga ligji për vizitat speciale të çifteve në burg.
Filmi është prodhuar nga Qëndra Kombëtare Kinematografike me partnerë Greqinë dhe Francën dhe ka shënuar një rekord për kohën tre mujore të xhirimeve të tij në fund të muajit shtator 2010 në Tiranë dhe Pogradec.
“Amnistia” ka fituar edhe tre çmime në Leçe si: Çmimi CINEUROPA 2011, Çmimi FIPRESCI, Çmimi special i jurisë gjithashtu ka marrë pjesë në Festivalin Ndërkombëtar në Kopenhagen, Danimarkë.
(s.g/balkanweb)