E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqi, Pangalos: S’paguaj dot taksën, Venizelos të më arrestojë

ATHINË- Taksa mbi pasuritë e patundshme që miratoi mbrëmë parlamenti ka shkaktuar reagime të ashpra në Greqi. Vetë zëvendëskryeministri Theodhoros Pangalos është një prej personave që e konsideron këtë masë shumë të ashpër dhe të tepërt. Në një intervistë që dha sot për televizionin Mega, ai pranoi se ka për të paguar një taksë e veçantë mbi pronën dhe duhet të shesë një nga pronat në posedim të tij.

Ai zbuloi se për shkak të shumë pronave të trashëguara, tatimi i përgjithshëm që duhet të paguajë është 17 500 Euro. Kur gazetari e pyeti se çfarë të bënte nëse nuk gjente një blerës zëvendëskryeministri grek Pangalos u përgjigj: "Unë kam para për të paguar, nuk mund të paguaj, le të vijë Venizelos të më arrestojë."

Pangalos bëri thirrje për një debat duke vërejtur se kjo çështje nuk është diskutuar në Kabinet para se të miratohej. Ai vuri në dukje, se qeveria duhet të marrë masa për të reduktuar në mënyrë drastike shpenzimet.

I pyetur për zgjedhje të parakohshme, ai tha se duhet të diskutohen por shtoi megjithatë, se si pozicion i përhershëm është që zgjedhjet të zhvillohen në fund të katër viteve.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›