Los Angeles, procesi i Michael Jackson nis me audio e foto shokuese
LOS ANGELES- Më shumë se dy vjet pas vdekjes së yllit të muzikës pop-it Michael Jackson, ka filluar në Los Anxhelos procesi kundër mjekut të këngëtarit.
Procesi ka nisur me foto dhe audio shokuese ku ylli i pop-it paraqitet në minutat e fundit të jetës së tij. Prokurorët kanë paraqitur pamje tronditese të Jackson, ndërkohë në audio dëgjohet zëri u mbytur i këngëtarit dhe në delir nga mbidozat e drogës.
“Dua që njerëzit, kur të largohen nga show im të thonë, nuk kam parë kurrë një gjë të tillë”,- dëgjohet në audio Micheal duke folur për ëndrrën e tij, me një zë të dhimbshëm dhe mbytës.
Fotot sipas akuzës sqarojnë se cfarë ndodhi me yllin e pop-it 24 orët e fundit të jetës së tij.
Prokuroria akuzon mjekun Konrad Murray se ka shkaktuar më 25 qershor 2009 vdekjen e Jackson-it për shkak të një pakujdesie të madhe. "Michael Jackson, është helmuar nga medikamenti narkotik Propofol që Murray i ka rekomanduar artistit",- deklaroi akuza.
Sipas mbrojtjes, Jackson-i që vuante nga pagjumësi ekstreme, e ka marrë medikamentin vetë pa dijeninë e Murray-t. Në rast se shpallet fajtor mjeku rrezikon të dënohet me katër vjet heqje lirie.
(e.m/BalkanWeb) Lidhje te tjera FOTO: Foto shokuese të Michael Jackson- it i vdekur