E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi Papadhimos kryeministri i ri i Greqise


Lukas Papadhimos është emri i kryeministrit të qeverisë së re të unitetit kombëtar për krijimin e së cilës kanë rënë dakord dy partitë e mëdha rivale, PASOK dhe Demokracia e Re në Greqi përgjatë negociatave që kanë zgjatur gati tre ditë.

Lajmin e bëjnë të ditur media greke, por edhe të huaja, të cilat u referohen burimeve nga zyra e presidentit Papulias si dhe një zyrtari të lartë qeveritar, por ende nuk ka një komunikim zyrtar.
 
Shkaku i vonesës së publikimit të emrit të tij ka qenë fakti se konservatorët dhe socialistët kishin mendime të ndryshme për  përbërjen e qeverisë së re.
 
Kryeministri aktual Jorgos Papandreu, në një mbledhje të fundit të kabinetit, u Kriza grekeGreqi, kriza politike dëme në turizëm Kush është Lukas Papadhimos Kompanitë parashikojnë daljen e Greqisë nga euro ka kërkuar ministrave të tij, të kenë gati dorëheqjen e tyre, për t’i hapur rrugë ashtu sic parashikon Kushtetuta, krijimit të qeverisë së unitetit kombëtar.
 
Ish zv/presidenti i BQE, Lukas Papadhimos, ka pranuar të jetë në krye të kësaj skeme qeveritare, qëllimi kryesor i së cilës është të bëjë gjithcka është e mundur për lëvrimin e këstit të 6 të ndihmës brenda muajit nëntor, dorëzimit të project-buxhetit të vitit 2012 në parlament dhe nënshkrimit të memorandumit të ndihmës në samitin e BE në 26 tetor për Greqinë.
 
Sipas rrugës konstitucionale, parashikohet dorëheqja e  kryeministrit Papandreu para presidentit dhe më pas ndiqet gjithë procedura ligjore për krijimin e qeverisë së re që do të votohet me shumicë votash nga  parlamenti. Në një zhvillim të fundit ultranacionalistët kanë deklaruar se nuk do të marrin pjesë në qeverinë e re.
 
Përfaqësues të dy partive shprehin mosbesimin se qeveria e re nuk do të jetë në gjendje për shumë kohë të jetë rezultative, sepse baza mbi të cilin është krijuar nuk është aspak e qendrueshme.
 
Nga ana tjetër krijimi i saj do të qetësojë tregjet, partnerët europianë dhe do i hapë rrugën zgjidhjes se krizës politike në Greqi, në mënyrë që të fillojë zbatimi i reformave deri në zgjedhjet e reja parlamentare që flitet se do të jenë në muajin shkurt.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

BE: Nuk ju detyruam për plehrat
"Importimi nuk ishte as kërkesë e as kusht për integrimin"
BE: Ekspertizë për videon Meta-Prifti
Berisha përuron fabrikën e çmontimit të makinave të vjetra
Wollfarth: Programi i PS? Të shohim koston

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›