Kercenon prokurorin ne salle

Pas kthimit për rigjykim nga Gjykata e Lartë e të ashtuquajturës “Banda e Mirditës”, Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi sërisht burgim të përjetshëm për njërin prej të pandehurve, Nikollë Syziun.
Prokurori Anton Martini numëroi akuzat për të pandehurin, mes të cilave edhe atë të vrasjes për shkak të cilësive të veçanta të policit Gjon Pacuku, plagosjes për shkak të cilësive të veçanta të dy policëve të tjerë gjatë një tentative grabitje në vitin 2000 në ish-SMT e Rrëshenit.
I pandehuri Nikollë Syziu, sapo dëgjoi pretencën, kërcënoi prokurorin e çështjes për fëmijët e tij: “Qoftë i madh Zoti te kalamajtë e tu, ta shof drejtësinë. Tjetër s’kam çtë të them unë ty”.
Ky kërcënim u prit nga batuta nga prokurori, i cili u përgjigj se nuk kishte frikë nga mallkimet e tij. Ndërkohë, nga katër të pandehurit e tjerë të bandës, Prokuroria lajmëroi se tërhiqet nga akuza e vrasjes për shkak të cilësive të veçanta të policit Pacuku dhe vrasjes së mbetur në tentativë për disa të tjerë. Megjithatë, atyre u adresohet akuza e grabitjes me armë dhe armëmbajtjes pa leje.
Konkretisht për dy vëllezërit e Syziut, Bardhok Syziu, u kërkuan 15 vjet heqje lirie dhe për Tom Syziun 14 vjet. Dënimi me 14 vjet heqje lirie u kërkua nga prokurori edhe për Tom Gjokën dhe Arjan Reçin, ndërsa për kushëririn e Dritan Syziu, çështja do të gjykohet e ndarë.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga kronika BE: Ekspertizë për videon Meta-Prifti
Bashkimi Europian shprehet i gatshëm që të ofrojë ekspertizë për video-përgjimin Meta-Prifti nëse këtë e kërkojnë autoritetet shqiptare. Tiranë, arrestohet Emiljano Shullazi
Policia e Tiranës ka ndaluar rreth orës 18.00 të mbrëmjes Emiljano Shullazin dhe dy prej bashkëpunëtorëve të tij nën akuzën e armëmbajtjes pa leje. Kur krimet rriten dhe shteti krihet
Pjerin Ndreu - Që kriminaliteti ka të tretin vit radhazi që ka marrë tatëpjetën, këtë askush më nuk e vë në dyshim, përveç ministrave të Brendshëm të qeverisë Berisha, që të indoktrinuar nga shefi i tyre, ju duket çdo gjë histori suksesi, bile dhe kur bilanci i vdekjeve është i tipit Kandahar Burrel, gruaja vret burrin me sëpatë
Një krim i rëndë brenda familjes ka tronditur Burrelin. Gruaja ka vrarë burrin me sëpatë për motive xhelozie.
Lajmin e bëjnë të ditur burime nga policia lokale, të cilat sqarojnë se ngjarja ka ndodhur në fshatin Karicë të Burrelit. Korçë, vrasja e taksistit do rigjykohet
Gjykata e Apelit në Korcë riktheu për gjykim dosjen e vrasjes së taksistit Fredi Talelli.
Lajmet kryesore
BE: Nuk ju detyruam për plehrat
"Importimi nuk ishte as kërkesë e as kusht për integrimin"
BE: Ekspertizë për videon Meta-Prifti
Berisha përuron fabrikën e çmontimit të makinave të vjetra
Papadhimos kryeministri i ri i Greqisë
Buxheti, reduktohen disa sektorë