Greqi, Papandreu kërkon besimin e Parlamentit
Kryeministri grek Jorgo Papandreu kërkoi sot besimin e Parlamentit dhe një "marrëveshje kombëtare" mes të gjitha partive, për të kaluar krizën ekonomike, që sipas tij ka arritur në "një moment jetik".
Papandreu tha se qeveria e re do të korrigjojë padrejtësitë që kanë dalë nga masat e ndërmarra deri tani për t`i bërë ballë krizës.
Ndërkohë Athina duhet të miratojë masat anti-krizë në mënyrë që të sigurojë ndihmat financiare nga FMN dhe BE, por aktualisht qeveria ndodhet në vështirësi.
Më herët edhe pse riformatoi kabinetin, Papandreu humbi dy deputetë nga partia e tij, Pasok, për shkak se nuk pranonin planin e masave anti-krizë.