Aleanca “Kuq e Zi”: Emigrantët të kenë të drejtë vote

Aleanca “Kuq e Zi” kërkon që edhe emirgantët të kenë të drejtën e votës në zgjedhjet e përgjithshme të 2013. Deklarata janë bërë nga drejtuesit e kësaj lëvizje gjatë një takimi me studentë dhe intelektualë shqipatarë që jetojnë në kryeyqytetin e Italisë, Romë. Sipas tyre, edhe qytetarët shqiptarë mund të zgjdhin drejtuesit e vendit të tyre nëpërmjet votës elektonike. Ardit Çollaku, Kreu i kësaj aleance në Romë, tha se në Itali jetojnë shumë shqiptarë të cilët nuk kanë ushtruar të drejtën e votës në zgjdhjet e kaluara.
Sipas përfaqesuesve të Aleancës “Kuq e Zi” ka ardhur koha që të mbrohen të drejtat e emigrantëve në çdo aspekt si dhe duhet tu garantohet e drejta e votës atje ku jetojnë. Gjithashtu që qendër të dikutimeve mes shqipërtarëve që jetojnë në vendin fqinjë ishte edhe ruajtja e vlerave kombëtare edhe kur qytetarët shqiptarë jetojnë punojnë prej një kohe të gjatë në emigrim.