Wikileaks publikon sekretet e Vatikanit

Vatikani ndaloi perfaqesuesit e tij qe te deshmonin para komisionit te ngritur ne Irlande per akuzat e abuzimeve seksuale akuza keto te adresuara ndaj disa eksponenteve te klerit katolik ne vendin ishullor.
Kjo sipas The Guardian raportohet ne nje kabllogram te Wikileaks mes diplomateve amerikane dhe atyre irlandeze ku permendet Selia e Shenjte. The Guardian ka publikuar gjithashtu edhe disa leterkembime sekrete mes diplomateve amerikane ne Vatikan dhe Departamentit te Shtetit ne Uashington.
Ambasadori britanik ne Seline e Shenjte ka shprehur shqetesimin se qasja e Benediktit te XVI ndaj Kishes Anglikane dhe ftesa e tij per te gjithe anglikanet per tu rikthyer tek katolicizmi eshte nje deklarate provokuese e cila mund te ngjalle diskriminim dhe dhune ndaj katolikeve ne Britanine e Madhe thuhet sipas The Guardian ne nje raport te diplomateve amerikane prane Selise se Shenjte.
Nderkohe ne nje leter konfidenciale te gushtit te 2009-s nga nje diplomat amerikan drejtuar presidentit Obama shkruhet se nderhyrja e Atit te Shenjte ndihmoi ne lirimin e 15 marinareve britanike te kapur nga Irani.
Gazeta britanike shkruan edhe per skepticizmin e Vatikanit per anetaresimin e Turqise ne BE.
Kardinali Josef Ratzinger mbetet skeptik per anetaresimin e Turqise ne BE duke u diferencuar nga pozicioni asnjeanes qe Selia e Shenjte mban zyrtarisht per kete ceshtje thuhet ne nje tjeter dokument te Wikileaks te publikuar nga The Guardian.
Por ne lidhje me keto raporte sekrete dhe me disa te tjera te publikuara me pare nga gazeta spanjolle El Pais ka reaguar edhe Vatikani.
Zedhenesi i Selise se Shenjte At Federiko Lombardi tha per mediat italiane se dokumentet e publikuara jane perceptime dhe opinione te personave qe i kane shkruajtur ato dhe asesi nuk mund te konsiderohen si reflektim i qendrimeve te Vatikanit.