E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, Parlamenti debat mbi votëbesimin e qeverisë

ATHINË- Filloi sot pasdite debati tre ditor në Parlamentin grek për një votë besimi në qeverinë “Papandreu”, debat që pritet të përfundojë në mesnatën e së premtes me votimin.

Procesi do të fillojë me fjalimin e deputetëve ndërsa nesër pritet fjala e kryeministrit Papandreu, i cili sot ndodhet në Kanë për një takim me lidërët evropianë të cilët do t’i njohë me nismën e tij për referendum.

Papandreu u shpreh dje në mbledhjen e qeverisë së “të gjithë do të gjykohen të premten”.

Debati parlamentar pritet me interes të madh, për shkak të zhvillimeve të mëdha politike që kanë ndodhur ditët e fundit, me largimin e një deputeteje nga grupi parlamentar i PASOK-ut, kërkesës së 6 anëtarëve të PASOK për dorëheqjen e kryeministrit dhe kërkesës së disa deputetëve të tjerë për qeveri me bazë të gjerë.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›