Ankesat e konsumatorëve, CEZ nis fotografimin e matësave
TIRANË- CEZ Shpërndarje ka filluar fotografimin e matësve për gjithë ata abonentë që pretendojnë se ka gabime në leximin e konsumit të tyre.
Zyra e shtypit e kompanisë CEZ Shpërndarje bën të ditur se në Tiranë që prej tre muajsh, kur një klient paraqet pranë Qendrave të Kujdesit ndaj Klientit një ankesë në lidhje me sakësinë e leximit të matësit të tij, lexuesit janë të detyruar të bëjnë foto të atij matesi ku evidentohet gjendja aktuale e matësit.
Më pas kjo foto, në mënyrë automatike, dërgohet në sistemin qendror të të dhënave. Nga aty merret nga operatorët në Qendrën e Faturimit dhe bëhet verifikimi i të dhënave në sistemin e faturimit mbi konsumin e abonentit.
Në këtë fazë ka disa proçese, të cilat zhvillohen në bazë të konstatimit të gjendjes së konsumit të abonentit në sistemin tonë të faturimit, thanë burimet e mësipërme.
Në lidhje me mënyrën e procedimit pas verifikimit të problemit, zyra e shtypit e CEZ sqaron se "nëse rezulton se kontrata ka qenë e mbifaturuar atëherë operatorët e faturimit bëjnë automatikisht korrektimin e faturës për të gjithë periudhën e gabimit dhe nëse rezulton se indeksi është i njëjtë me atë të faturuar më parë i kthehet përgjigje abonentit".
Zyra e shtypit gjithashtu njofton se "rreth 40% e ankesave që vijne nga abonentët janë ankesa që kanë të bëjnë me pretendime për pasaktësi në leximin e matësave. Në rreth 70% të ankesave për mbifaturim vërtetohet që pretendimi i klientit nuk është i saktë. Një fenomen në rritje është paraqitja e ankesave për faturime të pretenduara gabim për periudhën 2007 dhe 2008. Këto janë në 50% të volumit të përgjithshëm të ankesave".
Për gabime në futjen e të dhënave në PDA (Programin që CEZ shpërndarje përdor për marrjen e të dhënave), kompania merr masa disiplinore dhe për lexime jokorrekte merret masa pushim nga puna e deri në ndjekje penale për mpunonjësit përgjegjës.
(d.b/BalkanWeb)