E Shtunë, 31 Tetor 2026

'Aleanca kundër Plehrave' fton qytetarët në protestë

TIRANË- ‘Aleanca kundër Plehrave’ ka ftuar sot qytetarët të marrin pjesë në protestën që do të organizohet nesër para Kuvendit, ditën ku është parashikuar votimi i ligjit që ka ngjallur kaq shumë debate.

Përfaqësues të kësaj Aleance dorëzuan një peticion në Kuvend, ku kërkohet amendimi i neneve të shumë debatuara.

“Në këtë protestë ne sëbashku do të kërkojmë të drejtën tonë për ë jetuar në një ambient të pastër dhe të shëndetshëm. Nëpërmjet kësaj proteste sëbashku ne do t’i kërkojmë depuetëve të Kuvendit shqiptar, të votojnë kundër neneve që lejojnë importin e mbetjeve në vendin tonë. Nëse ligji kalon, ne do të kalojmë edhe tek kërkesa për Referendum dhe do riorganizohemi për një qëllim të tillë. Por, deri atëherë duam të ftojmë qytetarët që nesër, ditën e ejte në orën 11:00, të mblidhemi tek ‘Rruga e Elbasanit’, për të bërtitur një zëri kundër importit të plehrave, sepse nesër shumica synon që ta kalojë këtë ligj në Parlament”,- theksoi Blendi Kajsiu, përfaqësues i ‘Aleancës kundër Plehut’.
(e.m/BalkanWeb)
Lidhje te tjera VIDEO: 'Aleanca kundër Plehrave' fton qytetarët në protestë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›