E Diel, 1 Nëntor 2026

Nora Malaj: Nuk punoj më tek Kristal, nuk kisha korigjuar CV-në

Tiranë Pak ditë më parë, në vijim të artikujve të botuar lidhur me skandalin e Universitetit Kristal, IDEA publikoi një lajm që lidhej me punësimin në këtë shkollë të zonjës Nora Malaj, aktualisht me detyrë zv/Ministër i Arsimit.

Informacioni i publikuar fillimisht nga IDEA, dhe me pas nga disa media të tjera, i referohej deklarimit të vetë zonjës Malaj në CV zyrtare të saj e cila gjendjej( por prej dy ditësh jo më) edhe online, në faqen e Ministrise së Arsimit, ne linkun e mëposhtëm.

http://www.facebook.com/l/zAQFoJ0gbAQEpGwuRjGnKDv8z6qaHnFOKBKDhFHh2fTW1pA/www.mash.gov.al/File/CV%2520NORA%2520MALAJ.pdf)

Në të, duke deklaruar eksperiencën e punës, zonja Malaj përfshin në vazhdim edhe detyrën si shefe e departamentit të Psikologjisë në Universitetin jo publik Kristal.

Pjesë nga CV e zonjës Malaj

Eksperienca e Puneë

2005 – 2008 Drejtues në Institutin e Monumenteve të Kulturës, N/drejtore

2008 në vazhdim Shefe e departamentit të psikologjise- sociologjisë , universiteti jo publik Kristal, Tiranë

2005 – 2006 Pedagoge e jashtme në Universitetin e Shkencave sociale, Elbasan, dega letërsi

Disa ditë pas publikimit të këtij njoftimi, zonja Malaj ka reaguar duke sqaruar se ajo nuk është më e punësuar në shkollën e lartë Kristal, pasi ka dhënë dorëheqjen prej saj në 30.09.2009, pasi 8.10.2009 do të merrte detyrën e zëvendës ministres.

Zonja Malaj ka neglizhuar të korigjojë CV-në e saj, e cila për shkak të transparencës së zyrtarëve të lartë ishte e ekspozuar edhe në versionin online dhe për këtë shkak përfundoi edhe në faqet e gazetës sonë dhe disa gazetave të tjera. Gazeta IDEA, e shikon plotësisht të arsyeshme të publikojë sqarimin e zonjës Malaj, bashkë me librezën e saj të punës që konfirmon faktin që ajo i ka ndërprerë marrëdhëniet zyrtare të punës me shkollën Kristal, rreth një muaj para se të merrte detyrën e zëvendës ministres.

Por zonja Malaj i është drejtuar gazetës IDEA edhe me një letër të gjatë, adresuar drejtuesit të saj Mentor Kikia, në të cilin përpiqet të sqarojë të thëna e të pathëna, në IDEA dhe të gjitha gazetat dhe mediat shqiptare.

Në respekt të integritetit të zonjës Malaj dhe me saktësimin se nga gjithë sa thuhet më poshtë nuk ka asgjë të vërtetë lidhur me dashakeqësinë për të përbaltur një njeri, ne po e publikojmë këtë letër.

Me poshtë ne po botojmë letrën e zonjës Malaj dhe një reagim të drejtuesit të gazetës, Mentor Kikia

E verteta perballe te pavertetes

Nga Nora Malaj

I nderuar Zoti Kikia,

Nese para pak ditesh ne median qe ju drejtoni, nuk do te kishte nje artikuj tejet denigrues ku une, Nora Malaj, Zevendesministra e Arsimit dhe e Shkences, akuzohesha se isha e dypunesuar  jo vetem ne postin qe mbaj, qe ne daten 8 Tetor 2009, po dhe  si shefe departamenti ne  IA “Kristal”,  natyrisht qe nuk do te merresha me te vertetat apo te pavertetat , po do  te diskutoja  per fenomente e ndryshme dhe per situatat me ulje- ngritje qe po kalon arsimin yne, me meritat dhe probematikat e tij.

Ne te vertete  do te doja ta hapja me shume kenaqesi kete debat( per zhvillimin e arsimit ne Shqiperi)  pasi mendoj se ka ardhur koha qe disa gjera duhet t’i themi te trocta, per fenomenin ne fjale, jo si pale kundershtare, po si individe qe kemi pergjegjesi para popullit dhe kauzes qe perfaqesojme, po kjo gje nuk do tingellonte e moralshme, nese me pare, une, ne respekt te lexuesve tuaj dhe per arsyen  e thjeshte te transparences qytetare,  te paraqese para audiences tuaj, tanime jo me komente dhe analiza shkak- pasoje po me dokumete, librezen time te punes( dokumet shume personal, po  shume  ligjore dhe i pakundershtueshem), i cili, sipas kodit te punes, tregon qarte, si dokumet autentik, marredheniet e punedhenesit dhe kontraten e individit, se deri  ne cfare periudhe  ke qene ne pune dhe kur je larguar, arsyen dhe pozicionin qe kalon.

E verteta kur eshte e dokumetuar eshte shume kokeforte dhe nuk i le shteg te pavertetes dhe kur ajo nuk do te besohet nga ndonje syresh. Qartesisht, shumekush mund ta shoh dhe te kuptoje se e gjithe akuza qe m’u ngrit, dhe kjo nuk ishte e para ( kete  gje thone dhe gojet e liga), pasi jo me  shume se tre jave me pare, nje pjeseze e vogel e mediave qe ende ne treg jane anemike, bene nje insituate te kesaj natyre, me nje tjeter artikull te pabaze, po  qe te gjithe ne fund lane duart si Pons Pilati dhe thane  ne nuk beme asgje, vetem se titullin e inkriminuam paksa, qe ju zonje e nderuar te  filloni dhe  te perbalteni nga pak. I vetmi institucion qe u tregua korrekt dhe kerkoje falje zyrtare ishte ambasadori Italian, i cili shprehu keqardhje per te gjithe  kete  katraure te pamerituar. Sigurisht, kishte shume rruge qe mund te vihej ne vend nderi i neperkembur, po i thashe vetes, tani po, ti erdhe ne POLITIKE per kete arsye  edhe ti duhet te perbaltesh pak, se nuk shkon, prish regullin e arte.

I nderuar Zoti Kikia,

Letra bashkebiseduese qe po beje sot me ju  eshte jo vetem per t’u bere te qarte lexuesve tuaj, po edhe lexuesve te ndonje “pseudomedie te shkruar dhe vizive mjerane” qe me emra dhe pseudo skupe do te rrise  tirazhin e gazetes, kur nuk gjen dot sponsor apo njoftime e reklama. E  gjitha kjo eshte nje denigrim i turpshem, jo per mua, po pertej saj, eshte per fenomenin denigrues qe po krijojme per faktin qe ne kemi nje kenaqesi te papare te te kapim ne gabim dhe nese  nuk e gjejme, ta stisim, te marrim gurin dhe  ata “Te pamekatuarit” te godasin fort, te bertasin ne korr, ta derrmojne mekatarin e radhes, ne emer te ndeshmerise, ” ne emer te te drejtes se popullit”, dhe harrojme se  ne fakt kemi goditur besimet te institucionet, per te cilat te paret tane kane luftuar 100- vjet per t’i ngritur, te bertasim forte e ” kapem  hajdutin”, te leme titra te rreme per 72 ore ne mediat mjerane, qe pasi te kemi peshtjelluar mendjet e njerezve te ndershem, te rrisim shikueshme me emra qe duhen njollosur dhe ne fund te darkes te themi: ” Sa mire ia beme dhe asaj qe hiqet e ndershme”

Ju ne artikullin tuaj me kerkuat te dorehiqesha????? Per cfare???? Se kam punuar ndersherisht dhe me perkushtim???? Se garoj ne politike me integritet??? Se di te ndaje karrieren politike  nga ajo profesionale???? Se si rralle tjeter kur hyje ne garen politike, heq dore nga posti drejtues ne nje institucion arsimore per te mos e politizuar ate dhe  per ta bere garen te ndershme, se kur me besohet nje pozicion politike heq dore nga institucioni tjeter ne emrit te repektimit te ligjit, per t’u perkushtuar detyres institucionale me profesionalizem dhe integritete.
Fjalen integritet e duan te gjithe, se eshte si puna e motit te mire, po  asaj pjese dashakeqe te medias valle mos i duket e rralle dhe gati e pabesueshme kur dikush mund te kete integritet, se e tille eshte edukuar ajo si  njeri dhe kete cilesi e sjelle me vete si vlere te shtuar ne qeverine ku ajo ben pjese dhe ne politike? Ndoshtan ky eshte Mekati  me i Madh ne morine e mekateve qe une kam bere dhe tani, ju te gjithe armata e pamekatareve merrni nje gur dhe bjermeni fort, po shume fort ama????  Ky qenka “korrupsioni qe sipas jush me ka bere te hesht” qe une  me te vertete duhet te dorehiqem??????

E dhimbshme per t’u besuar, po kjo eshte tragji-komedia qe duhet te kalojme.

Per t’i ndihmuar lexuesit dhe per te mos i  lodhur shume,  une ne Universitetin “Kristal”, (qe ju me akuzoni ne shtypin tuaj se jam e dypunesuar, per te qe

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›