E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, Pikramenos shpall qeverinë e vogël me 16 ministra

ATHINE - Kryeministri i qeverisë së përkohshme greke, Panajotis Pikramenos njoftoi në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, përbërjen e qeverisë, e cila do të çojë vendin në zgjedhjet e 17 qershorit.

Ajo përbëhet nga 16 ministra, pa zëvendësministra, të cilët janë kryesisht profesorë universiteti, ish-ministra dhe diplomatë. Betimi i qeverisë së re do të bëhet sot paradite, ndërsa nesër shpërndahet parlamenti dhe vendi hyn në fushatën zgjedhore.

Z. Pikramenos u betua mbrëmë rreth orës 20:00, me dorë në Bibël sipas traditës greke dhe më pas zhvilloi deri në mesnatë një takim me z. Lukas Papadhimos, i cili i dorëzoi detyrën.

Më herët, pasditen e djeshme zoti Pikramenos mori mandatin për të formuar qeverinë nga presidenti i republikës Karolos Papulias.

"Është thjesht një qeveri e përkohshme që do të shkojë në kuadrin e Kushtetutës. Vendi po kalon kohë shumë të vështira. Nën drejtimin tuaj zoti President, duhet ta shpëtojmë atë nga rreziqet, të kalojmë një tranzicion të qetë me qeveri politike", deklaroi kryeministri Pikramenos.

Me humor ai iu drejtua Presidentit Papulias duke thënë: "Kam lexuar në gazeta se mbiemri im (që në greqisht do të thotë "i hidhëruar") është i përshtatshëm, për kryeministrin e fundit të kësaj periudhe të pasdiktaturës", dhe shtoi: "Shpresoj se pas meje që të fillojë një rigjenerimin i vendit tonë të bukur".

PERBERJA E QEVERISE "PIKRAMENOS"

Kryeministri: Panajotis Pikramenos

Ministria e Mbrojtjes: Frangos Frangoulis

Ministria e Punëve të Jashtme: Petros Moliviatis

Ministria e Brendshme: Antonis Manitakis

Ministria e Financave: Jorgos Zanias

Ministria e Mbrojtjes së Qytetarëve: Lefteris Ekonomou

Ministria e Drejtësisë: Kristos Yeraris

Ministria e Punës: Andreas Roupakiotis

Ministria e Arsimit: Angela-Efrosini Kiaou

Ministria e Mjedisit: Gregori Caltas

Ministria e Infrastrukturës: Simos Simopoulos

Ministria e Shëndetësisë: Kristos Kittas

Ministria e Konkurrencës për Zhvillim dhe tregtar: Janis Stournaras

Ministria e Zhvillimit Rural: Napoleon Maravegias

Ministria e Kulturës dhe Turizmit: Tatiana Karapanagioti

Ministria e Shtetit: Antonis Argyros

Ministria e Reformës Administrative: Pavlo Apostolidis

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›