E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi/ Samaras mund Bakojanis, merr kruen e Demokracisë së Re

Partia "Demokracia e Re" e Kostas Karamanlisit, ka zhvilluar në fundjavë zgjedhjet për kreun e partisë. Antonis Samaras hyri në garën për kreun e Demokracisë së Re si një kandidat pa shumë pretendime, por ai ka arritur të fitojë në garën përballë kandidates Dora Bakojanis, e cila para zgjedhjeve konsiderohej si emri kryesor për të marrë partinë pas dorehëqjes së Karamanlisit. Në zgjedhjet e zhvilluara të dielën në Greqi ku votuan rreth 550 mijë persona, Samaras arriti të marrë më shumë se 50 % të votave që në raundin e parë, ndërsa Bakojanis pranoi humbjen me 40 % të votave dhe uroi kundërshtarin për këtë fitore.
Menjëherë pas fitores Samaras u shpreh se merr përsipër përgjegjësinë për ta udhëhequr partinë drejt një rruge të re dhe do kërkojë unitetin pas humbjes së zgjedhjeve. 58 vjeçari nga Peloponezi ka përfunduar studimet e larta në Harvard për biznes dhe ai është deputeti më i ri në historinë e parlamentit helen pasi arriti të ulet në një post të tille në vitin 1977 kur ishte vetëm 26 vjeç. Pas vitit 1989 ai ka mbajtur poste të rëndësishme, madje ka qenë edhe ministri i Jashtëm me i ri i Greqisë.
Në vitin 1993 pas mosmarrëveshjeve me kryetarin e atëhershëm të partisë, Mico Taqis, ai krijoi një parti të re të djathtë, por u kthye në gjirin e konservatoreve në vitin 2004 pasi Kostas Karamanlis u zgjodh në krye të saj.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›