E Shtunë, 31 Tetor 2026

Honduras/ Rivali i Zelaya-s fiton zgjedhjet presidenciale

Rezultatet paraprake në Honduras, tregojnë se Porfirio Lobo, një kundërshtar partiak i presidentit të rrëzuar, Manuel Zelaya, ka fituar zgjedhjet presidenciale të zhvilluara në fundjavë. Ndërkaq mësohet se Elvin Santos, kandidati liberal në këto zgjedhje, ka pranuar humbjen. Kandidati opozitar Porfirio Lobo, i Partisë Nacionale, duket se kryeson me 55,9% të votave kundrejt 38,6% që ka arritur Santos. Zgjedhjet u shpallën nga qeveria që në pushtet mbërriti pas grushtit të shtetit ndaj Presidentit Manuel Zelaya, pesë muaj më parë. Zelaya gjatë mandatit të tij kishte zhvilluar një politikë socialiste, që shkaktoi konflikte me shtresat udhëheqëse në këtë vend dhe solli deri tek rrëzimi i tij. Zelaya si dhe pasardhësi i tij kalimtar Roberto Micheletti, i cili është i izoluar prej bashkësisë ndërkombëtare, nuk kanë kandiduar në këto zgjedhje. Kombet e Bashkuara dhe Organiazata e Shteteve Amerikane në shenjë proteste, nuk dërguan vëzhgues në këto zgjedhje. Lobo vjen nga opozita e qendrës së djathtë , nga Partia Nacionale, dhe është sfiduar nga Zelaya në zjedhjet e mëparshme presidenciale në 2005. Rreth 3,5 milionë qytetarë në Honduras u thirrën për të marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare. Sipas ministrisë së Jashtme amerikane, ky ishte një votim shumë i rëndësishëm, pasi konsiderohej si nje etapë kyce për rivendosjen e rendit demokratik në vendin amerikanoqendror.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›