"Nata e Bardhë", Tirana gdhihet me festime

Që nga fëmijët deri tek të mushuarit mbrëmjen e 29 nëntrorit ka mundur të festojnë deri në orët e para të mëngjesit. Bashkia e Tiranës organizoi për të gjashtin vit rradhazi "Natën e Bardhë" në kryeqytet. Nata e Bardhë, mund të themi se tashmë po kthehet në një traditë në kryeqytet, në kujtim të ditës së çlirimit të vendit nga pushtimi gjerman. Të gjitha aktivitetet filluan në orën 18.00 dhe u hapën me Bandën e Qytetit. Më pas Bashkia hapi dyert për qytetarët kryeqytetas dhe jo vetëm (vizita në zyrën e Kryebashkiakut). Kjo datë, është vendosur nga Bashkia e Tiranës, që të jetë një natë festive për të gjitha moshat, duke filluar nga pasditja e deri në orët e vona të mesnatës. Nata ishte e mbushur me aktivitete artistike, sheshe me zjarre partizane, një gjallëri në sheshe dhe rrugë ku spikatën një sërë aktivitetesh me grupe muzikore, letrare, sportive, aktivitete krijuese në pikturë, etj.