E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi-Shqiperi-Itali krijojne Komitetin e Bashkepunimit per TAP

Qeveritë e Greqisë, Shqipërisë dhe Italisë njoftuan sot krijimin e Komitetit të Bashkëpunimit Trepalësh ose TCC, për të koordinuar mbështetjen e tyre për gazjellesin Trans Adriatic Pipeline ose TAP.

Në takimin e nivelit të lartë të mbajtur në Romë, tre vendet përmes të cilave do kalojë tranzit gazjllësi TAP, kanë rënë dakord për parimet qeverisëse të këtij Komiteti dhe objektivat kryesore politike të tij.

Krijimi i komitetit TCC të TAP është demonstrimi më i fundit i përkushtimit të plotë politik për TAP nga tre vendet ku do kalojë gazjellësi. Kjo pasoi nënshkrimin në Athinë më 13 shkurt të Marrëveshjes Ndërqeveritare Trepalëshe IGA, mes Greqisë, Shqipërisë dhe Italisë që konfirmoi angazhimin e përbashkët të këtyre qeverive për zhvillimin, ndërtimin dhe operimin e gazsjellësit TAP.
Në takim morën pjesë anëtarë të Qeverisë nga Minstritë e Energjitikës dhe Punëve të Jashtme të tre vendeve.
Qeveria e Greqisë u përfaqësua nga z. Assimakis Papageorgjiu, zv ministër i Mjedisit, Energjisë dhe Ndryshimeve Klimaterike dhe z. Panayiotis G Mihalos, Sekretar i Përgjithshëm për Marrëdhëniet Ndërkombëtare Ekonomike, Zhvillimin dhe Bashkëpunimin, në Ministrinë greke të Punëve të Jashtme.
Qeveria Shqiptare u përfaqësua nga znj. Edith Harxhi, zv.Ministre e Punëve të Jashtme, z. Eno Bozdo, zv.Ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës dhe znj. Ariana Çela, këshilltare ekonomike e Kryeministrit.
Qeveria italiane u përfaqësua nga znj. Marta Dassu, zv.Ministre në Ministrine italiane të Punëve të Jashtme dhe Claudio de Vincenti, nënsekretar i Shtetit në Ministrinë Italiane të Zhvillimit Ekonomik.
Të tre qeveritë ranë dakord që Komiteti Trepalësh i bashkëpunimit do të përbëjë kornizën për të koordinuar përpjekjet e tyre që të sigurohet përzgjedhja e suksesshme, furnizimi në kohë dhe operimi efiçent i gazjellësit TAP. Përveç kësaj të tre palët kanë rënë dakord për të koordinuar komunikimin dhe ndarjen e informacionit me Qeveritë dhe institucionet e tjera, ndërsa angazhohen të përforcojnë dhe mbështesin përpjekjet për të siguruar rolin e TAP në diversifikimin e furnizimit me gaz në BE, Europën Juglindore dhe Balkanin Perëndimor.

Pjesëmarësit gjithashtu ranë dakord për t’u takuar rregullisht dhe për të diskutuar kohën, vendin dhe pjesëmarrjen në takimet e ardhshme të komitetit TCC të TAP me kryesi rotacioni mes qeverive të vendeve anëtare.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›