Greqi, Trojka ndez “dritën jeshile” për këstin e ndihmës
ATHINE-Pas vlerësimit të bërë nga ekipi i Komisionit Evropian, Banka Qendrore Evropiane dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar gjatë vizitave në Athinë, hartohet raporti mbi situatën ekonomike në Greqi.
Teksti që autorizon lirimin e këstit të gjashtë të ndihmës prej 8 miliardë Eurosh, është tashmë në duart e ministrave të financave të vendeve në eurozonës.
Raporti do të studiohet në orët e ardhshme dhe më pas do të diskutohet në takimin e ministrave të financave të zonës së euros të premten në Bruksel.
(d.b.a.jole/BalkanWeb)