Historia e njeriut që jeton me zero lek
LONDER-Kjo është historia e rrallë e Mark Boyle. Ai është një i ri 30 vjeçar i cili që prej vitit 2008 e deri më sot, nuk ka asnjë qindarkë të ardhur dhe jeton për bukuri pa to.
Më shumë se tre vjet më parë, Marku vendosi të braktisë punën e tij. Ai kishte përfunduar universitetin për Ekonomi dhe më tej kishte bërë edhe masterin. Për disa kohë, deri kur e la punën, ishte dhe drejtor i një kompanie private me ushqime bio.
Në mënyrë të vendosur e braktisi punë dhe ndërmori një hap të rrallë: Të shkojë dhe të jetojë në natyrë, pa para, pa asnjë qindarkë, pa kurrfarë shitblerjeje apo shkëmbim malli me askënd.
Për të realizuar këtë, sikundër shihni dhe këto foto, Marku ka mbjellë disa patate e fasule për të ngrënë. Në një copë tokë që e mori falas nga një dhurues në internet që e falte kasollen dhe oborrin përreth saj.
Atje në një zonë relativisht të izoluar në Angli pasi në të vërtetë nuk është vetëm, sepse përbri tij jetojnë dhe disa banorë të tjerë.
Tregon se për higjienë personale nuk ka kurrfarë problemi, sa kohë që është lumi ku edhe lahet. Me drunjtë që gjeti atje ndërtoi një banjo. Atypari, gjendet dhe një barkë ku lan rrobat e veta, ndërsa një biçikletë që mban, i vjen në ndihmë për të lëvizur.
Ai vlerëson se shoqëria është më e shëndetshme kur jetohet pa para.
Libri që ka shkruar për jetën e tij atje ku ndodhet aktualisht, mban titullin “Njeriu pa para”. Me të ardhurat që ka nxjerrë nga ky libër ka vendosur të blejë një parcelë toke dhe të krijojë atje atë që e quan komunën e parë në botë ku jetohet pa para.
Ai thotë: “Duke jetuar vetë prej mëse tre vjetësh pa përdorur asnjë qindarkë, dua të bind njerëzit se është e mundur të jetosh pa para, duke pasur të mundura të gjitha gjërat e domosdoshme të jetës së përditshme”.
Kurse pohon se ka edhe një laptop që e përdor me energji diellore.
(d.b/Credit/BalkanWeb)