E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqi, parlamenti miraton në parim planin e masave shtrënguese ekonomike

ATHINË- Projektligji për masat e reja shtrënguese ekonomike në Greqi, sapo u miratua nga parlamenti që me votimin e parë, deklaroi një zyrtar i parlamentit grek.
Projektligji u miratua nominalisht nga 154 deputetë të PASOK-ut, partia socialiste në pushtet, nga 295 deputetë të pranishëm në sallë.
Projektligji parashikon reduktimin e numrit të punonjësve në shërbimin publik, rritjen e taksave dhe bllokimin e marrëveshjeve kolektive, çka i hap rrugë edhe uljes së nivelit të pagave në sektorin privat, me kërkesën e kreditorëve nga BE-ja dhe FMN-ja.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›