E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, Vrasja epoliceve, dyshohen3 shqiptare

ATHINE-Sipas hetimeve më të fundit të policisë greke, mësohet se protagonistë të ngjarjes së rëndë që ndodhi mbrëmjen e së martës në Athinë, janë edhe 3 shqiptarë.
Policia thotë se grupi i personave që qëlloi mbi policët duke shkaktuar vdekjen e 2 prej tyre dhe plagosjen e 2 të tjerëve, ishte i përbërë nga 3 shqiptarë dhe një grek.

Policia ka gjetur në vendin e ngjarjes njërën nga armët, me të cilat u qëllua mbi policët, një automatik tip kallashnikov, i cili pas ekspertizës balistike, rezultoi se nuk kishte kryer ndonjë vrasje tjetër ashtu sic u dyshua në fillim. U gjetën gjithashtu edhe 23 fishekë nga kallashnikovi dhe 16 fishekë të pistoletës së përdorur nga keqbërësit.

Ngjarja ndodhi të martën në mbrëmje në një rrugë të Athinës kur një grup policësh u përpoqën për të ndaluar një xhip, që kishte qenë në mbikqyrjen e policisë kohët e fundit e për të cilin u sinjalizua se kishte kryer një vjedhje. Personat që ndodheshin në makinën xhip, hapën zjarr mbi policët që ishin duke i ndjekur me motor, duke shkaktuar bilancin tragjik me 2 të vdekur e 2 të plagosur rëndë. Të vdekurit janë policët e skuadres DIAS Evangelinelis Joanis, 23 vjec, dhe Jorgos Skilojanis, 22 vjec.

Ngjarja shkaktoi reagime të mëdha në opinion. Edhe presidenti grek Karolos Papulias shprehu dhimbjen e tij për vdekjen e dy oficerëve të rinj të policisë, në përpjekje sic u shpreh ai për të mbrojtur legjitimitetin dhe paqen sociale. Jetojmë në një kohë të egër kur krimi po bëhet më i dhunshëm e me forma nga më të neveritshmet - tha ai.

Tani sic shkruhet në shtyp, është çështje nderi e policisë, për të gjetur me çdo kusht autorin e vrasjes brutale të dy prej oficerëve të rinj. Analistët në media kritikojnë mënyrën e organizimit dhe drejtimit të operacionit policor për kapjen e grabitësve, pasi sipas tyre pati shumë gabime, të cilat i cuan drejt vdekjes policët e rinj.
Sindikata e policisë dje ndaloi punën për 30 minuta në kujtim të dy kolegëve të rinj të vrarë gjatë aksionit policor.

(d.b/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›