Gruevski: Zgjedhjetë parakohshme edhenëse opozita i bojkoton
SHKUP- Kryeministri Nikolla Gruevski deklaroi sot se nuk përjashton mundësinë për çuarjen e vendit në zgjedhje të parakohshme, edhe nëse ato bojkotohen nga opozita.
“Edhe njëherë e ftojmë LSDM-në që të kthehet në Parlament, në rast se nuk kthehet nuk përjashtojmë mundësinë që të dalim në zgjedhje”, deklaroi Gruevski pas takimit me partitë e koalicionit qeveritar.
Ai nënvizoi se në takimin me partnerët e koalicionit ka shqyrtuar situatën e krijuar, pasi që LSDM ka braktisur Parlamentin.
“Edhe njëherë dëgjuam mendimin e të gjithë partnerëve, dhe vendosëm që edhe njëherë të ftojmë LSDM-në të dalin në zgjedhje. Edhe njëherë i ftojmë që të kthehen në Parlament, ndërsa në rast se nuk kthehen ne nuk përjashtojmë mundësinë për të dal në zgjedhje”, theksoi lideri i VMRO-DPMNE-së, duke kërkuar që deputetët e opozitës të kthehen në Parlament dhe të shqyrtojnë e verifikojnë listat e pastruara zgjedhore.
(m.a/ina/BalkanWeb)