Skandali, Duka ortakbiznesi me presidentine Skënderbeut
TIRANE- Federata Shqiptare e Futbollit ka nisur pas vetëm një jave presioni të jashtëzakonshëm, hetimin për ndeshjet e trukuara të javës së 22-të të Kategorisë Superiore, duke kërkuar për këtë edhe ndihmën e UEFA-s. Hetimi do të ketë në qendër të vëmendjes sidomos ndeshjen Dinamo-Skënderbeu, e cila u trukua ditën për diell nga dy skuadrat. Edhe këtë herë në qendër të skandalit qëndron Skënderbeu. Klubi korçar privilegjohet gjithnjë nga Federata dhe kjo për shkak të lidhjeve të biznesit që ka presidenti i saj Armand Duka me presidentin e Skënderbeut Agim Zeqo, në një shoqëri kafeje. Një gjë e tillë vërtetohet qartë nga dokumenti i QKR-së, ku Agim Zeqo figuron ortak me 50 % në shoqërinë “New Century” me numër nipti K91718022B, ndërkohë që në njëjtën shoqëri Duka figuron ortak në masën 25 %. Një lidhje që mjafton për të kuptuar se pas ndeshjeve të futbollit, qëndrojnë interesa biznesi, që nuk lënë shumë dyshime se e kanë penguar kreun e Federatës të ndërmarrë një hetim serioz mbi atë që të gjithë e kanë quajtur maskaradë e futbollit. Nuk është çudi që në dy vitet e fundit emri i Skënderbeut është përmendur pas një pjese të madhe të ndeshjeve të trukuara, por asnjëherë Federata nuk ka ndërmarrë ndonjë hetim, megjithëse çdo gjë ka qenë e qartë.
Por, pse e dhuroi Dinamo ndeshjen me Skënderbeun për herë të tretë radhazi? Gjithçka duket se ka lidhje me faktin që një nga përkrahësit e skuadrës korçare është ministri i financave Ridvan Bode. Një nga bizneset e njohura të presidentit të Dinamos Besnik Sulaj është gjobitur nga tatimet, një institucion që varet kryekëput nga Ministria e Financave dhe presioni në këtë rast është i qartë, duke çuar direkt në prishjen e lojës së futbollit nëpërmjet pazareve, që nuk kanë asnjë lidhje me të.
(m.a/A.Latifi/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Skandali, Duka ortak biznesi me presidentin e Skënderbeut