Greqi, ambasada libiane dorëzon një arsenal armësh në polici
ATHINE - Policia greke njofton se nga ambasada e Libisë u dorëzuan në adresë të sektorit antiterrorizëm, një arsenal i tërë armësh.
Bëhet fjalë për 19 armë të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, 11 pistoleta, 2 mitrolozë, 15 kg eksploziv, 1 230 fishekë, 8 silenciatorë, karrikatorë, 6 pako shpërthyese, 5 detonatorë, 2 granata, një detektor eksploziv, një makinë përgjimi.
Këto objekte janë dërguar për analiza laboratorike në Drejtorinë e Policisë së Hetimeve Penale.
Ndërkohë që policia vazhdon me hetimin e plotë të këtij rasti, për të zbuluar origjinën e armëve, përse janë përdorur, kur, si dhe për c'qëllim kanë mbërritur deri në ambasadën libiane në Athinë.
(An.Jo/Balkanweb)