Vrau në Kavajë, kapet në Itali 48-vjecari
TIRANE-Vrau 6 vjet më parë një bashkëfshtarin e tij ne Luz të Kavajës, arrestohet nga karabinierët përtej detit.
Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana informoi sot se në Domodossola, Itali, është arrestuar me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë, shtetasi shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar, Fiqiret Seferi, vjeç 48, lindur në Luz i Vogël të Kavajës.
Në vitin 2009, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë e kishte dënuar shtetasin Fiqiret Seferi, me 18 (tetëmbëdhjetë) vjet burg, për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes së kryer në bashkëpunim”.
Shtetasi Fiqiret Seferi u shpall fajtor pasi më 6 marst të vitti 2006, pas një konflikti në gjendje të dehur, në bashkëpunim edhe me shtetasin Luftim Kibja, ka goditur me thikë duke i shkaktuar vdekjen shtetasit Artur Meta.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën, dje u bë i mundur arrestimi i këtij shtetasi me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.
(d.b/BalkanWeb)