Hasan Luçi: Në ‘74-ën na hodhën në erë ambasadën
I shte shtatori i vitit 1974 kur mbarë agjencitë e lajmeve të botës ndërprenë deri dhe reklamat për të transmet uar lajmin e bujshëm se në mes të Parisit u sulmua ambasada shqiptare. Ishte një lajm që u torr e ritorr sipas qejfit dhe sipas interesave politike të “kazanit” të trazuar të luftës së ftohtë të ndezur mes lindjes dhe perëndimit. Por, sido që mund të tirrej apo të të heshtej, një gjë nuk mund të fshihej dot. Ambasada shqiptare u shpërthye nga një sasi eksplozivi i vënë me kujdes në orët e mesnatës së atij shtatori të ’74-ës pikërisht në momentin që dy familje të personelit me gra e fëmijë po flinin. Një histori sa e zhurmshme aq e mistershme. Sa e rëndë aq edhe vulgare por që gjithsesi Tirana vijoi ta quante akt terrorist ndërkohë që nuk vonoi t’i vinte edhe gishtin mbi shkaktarët. Megjithatë, komunizmi shqiptar kishte marrë goditje të rëndë. Terrori kishte folur ashpër. Urdhri i Tiranës dhe i vetë Enver Hoxhës ishte të heshtnin dhe të mos binin pre e situatave të krijuara nga Leka Zogu të cilat mund të kushtonin më shtrenjtë. Pikërisht, për atë situatë dhe për të tjera, pranon të japë këtë intervistë ekskluzive vet ish-njeriu ekzemplar i sigurimit komunizmit në Francë i maskuar me detyrën e kryediplomatit duke qenë juridikisht Sekretar i Parë i Ambasadës, Hasan Luçi.
Por, çfarë ka ndodhur në të vërtetë në atë situatë kur zhurma e të cilit shoqëroi thashethemnaja për dekada të tëra?
Si u mësua organizimi i saj në hollin e hotelit kur Leka Zogu urdhëroi aktivistët e tij dhe situata e krijuar kur njerëzit e sigurimit të ndodhur afër Lekës njoftuan me urgjencë Hasan Luçin.
Për gjithçka rreth enigmave të asaj kohe por të panjohura deri më sot i dëshmon në intervistën e tij të mëposhtme vetë zoti Luçi.
Zoti Luçi. Është folur shumë gjatë viteve të komunizmit por edhe gjatë këtyre viteve të demokracisë se në ambasadën tonë në Paris ashtu si dhe në Romë apo në Athinë, ka pasur incidente të tipit terrorist që do të thotë shpërthime me rrezikshmëri për jetë njerëzish. E ndërsa shikoj CV-në tuaj, mësoj se ju jo vetëm keni qenë më se 15 vjet si Sekretar i Parë i asaj ambasade, por që keni qenë pikërisht njeriu përgjegjës për gjithçka ndodhte pasi mbulonit shërbimin sekret të zbulimit. Gjithsesi, qëllimi im i kthimit të interesit në këtë detaj është për të shfrytëzuar këtë intervistë me ju që jeni dëshmitari kryesor okular për të hedhur dritë të qartë mbi atë çka ndodhur në të vërtetë në ato momente kritike. Pyetja që kam formuluar është: E mbani mend saktësisht kur ka ndodhur ai incident i bujshëm në ambasadën shqiptare në Paris në të cilën me sa jemi informuar është shkaktuar shpërthim me përmasa të rrezikshme?
Nuk diskutohet që më kujtohet se ajo s’ishte një ngjarje rutinë si ato që kishim përditë kur shumë elementë shqiptar të arratisur dilnin para ambasadës duke sharë e fyer dhe na qëllonin me gurë në dritare a ku të mundnin.
Por, ajo ishte një veprim i pastër terrorist i cili ka qenë me veprim të dyfishtë pasi nuk ka ndodhur një por dy shpërthime.
Dhe kur kanë ndodhur këto shpërthime?
Njëri në vitin 1974 ku u vendos eksploziv në portën e ambasadës sa që jo vetëm rrezikoi jetën e njerëzve që banonin në ambasadë duke përfshirë gra dhe fëmijë, por terrorizoi gjithë lagjen me familjarë francezë.
Ndërsa shpërthimi i dytë i të njëjtit karakter i shkaktuar po ashtu në orët e para pas mesnatës ka ndodhur plot dy vjet më mbrapa, pikërisht në vitin 1976 ku këtë herë godina e ambasadës u godit me predhë kundërtank.
Mund ta sillni në kujtesë atë situatë?
Po të rikujtoj me shumë saktësi ngjarjen e parë apo shpërthimin e parë si mund ta quajmë. Ishte viti 1974. Muaji shtator. Madje e mbaj mend mirë edhe orën e cila ka qenë saktësisht 01:30 pas mesnate kur ra zilja e telefonit të apartamentit ku banoja unë dhe u dëgjua zëri i alarmuar i dezhurnit të ambasadës i cili po më njoftonte në panik të parrëfyer që në çastin që ndodhi kur nuk kishte parë akoma pasojat e asaj llahtarie.
“Shoku shef, ndodhi. Ka shpërthim në ambasadë. Këtu ka vetëm tym zhurmë dhe panik. Porsa shpërtheu porta kryesore dhe muri ngjitur saj. Shoku shef më dëgjuat? Shpërthim. Nuk e di bombë apo eksploziv por shikoj rrënoja, tym dhe porta e shumë e dëmtuar. Tani do të merremi me situatën. Akoma nuk është larguar tymi i shkaktuar. Shoku shef më dëgjon?”
Ishte shqiptar roja apo dezhurni siç e quajtët?
Po po. Ishte njëri prej personelit të ambasadës që bënte shërbim 24 orësh sipas grafikut. Ai qëndronte në telefon dhe në gatishmëri për çdo ngjarje, çdo telegram apo njoftim që mund të kishim.
Ku ndodhej saktësisht godina e ambasadës sonë në Paris? E kujtoni adresën e saktë?
E mbaj me patjetër se unë aty jetova jo pak, por plot 15 vjet.
Godina e saj saktësisht ka qenë në Lagjen e Ambasadave, Rruga Nr/ 131 “Rue De La Pompe”, Parizi 16. Ata që e njohin pak a shumë Parisin duhet të orientohen.
Nuk e di nëse ju kuptova qartë për sa thatë se para se të ndodhte shpërthimi, shqiptarët e arratisur ju shanin dhe godisnin me gurë ambasadën? Është e vërtetë se ka ndodhur një situatë e tillë?
Po po, madje jo një herë por ishte bërë e zakonshme dhe më e bukura ishte se këto ndodhnin në prezencën e policisë.
Po më çudisni zoti Luçi pasi unë nuk jam në gjendje të perceptoj se një situatë e tillë mund të krijohej me ambasadën tonë në mes të Parisit!? Atëherë përse ishte polici i shërbimit që vendoste shteti i atjeshëm ku është akredituar trupi ynë diplomatik, në këtë rast Franca?
Në ambasadën tonë nuk kishte fare polic të posaçëm në ruajtje të ambasadës. Pra nuk kishte vendroje të veçantë për ambasadën tonë siç mund të kishte për ndonjë ambasadë tjetër. Por, për të mjaftohej mbikëqyrja nga patrulla e lëvizshme që ishte në shërbim të bllokut të ambasadave si dhe nga vëzhgimi me kamera.
Po filloj t’ju kuptoj disi zoti Hasan, pavarësisht se jam shumë i befasuar se e dëgjoj për herë të parë një dëshmi të tillë. Pra ju thatë se ju godisnin dhe ju thyenin xhamat?!
Ju thash se ky ishte një veprim rutinë që i kishte paraprirë shpërthimit që bëjmë fjalë dhe që kishte sjellë jo pak shqetësim te ne. Policia jo që bënte sikur angazhohej, por që nuk po i mësonte dot por edhe kur e njoftonim policinë për raste flagrante për t’i kapur, ajo bënte sikur i trembte ose në rastin më të mirë, e arrestonte dhe e lejonte sërish të ishte i lirë madje të rivinte sërish te ne për të rikryer të njëjtat veprime.
Pra në këto kushte shqiptarët e arratisur që ju i akuzoni thoni se i favorizonte situata e inekzistencës së policisë gjë që e kishin shfrytëzuar për të intensifikuar veprimtarin e tyre kundër jush? Do të doja të dija se çfarë kishte ndodhur në të vërtetë në një situatë të tillë?
Ishte koha kur CIA duke shfrytëzuar mërgatën politike shqiptare rriti së tepërmi veprimtarinë anti-shqiptare.
Unë do të doja të dija metodat e kësaj veprimtarie. Ku konsistonin?
Metodat më të mprehta të kësaj veprimtarie kanë qenë provokacionet, diversioni, protestat, kërcënimet, shantazhet, tendencat për terror e rrëmbime, sabotimet, vjedhjet, vënie zjarresh, dëmtime etj. Ishte koha kur u krijuan 15 grupe terroristo–diversioniste që u aktivizuan së bashku me organizata e grupe politike të cilat kryen veprime të ndryshme të mprehta kundër vendit tonë. Pra, në këtë kohë nuk kishim vetëm hedhje bombash në përfaqësitë tona por edhe demonstrata në SH.B.A, Francë, Suedi, Athinë, Romë etj.
Veprime provokative ndaj asambleve tona artistike dhe në panairet tregtare , alarme false për hedhje ose vënie bombash ndaj përfaqësive tona, banesave ose gjatë aktivitetit të grupeve kulturore-artistike-sportive, letra e telefonata anonime në ambasadë me sharje e fyerje, tentativë për hyrje në përfaqësitë tona me forcë, letra presioni për lirim të burgosurish e të internuarish, shpërndarje të materialit propagandistik subversive të mprehtë, veprime të ndryshme kundër shoferëve, studentëve e tregtarëve tanë që dilnin jashtë shtetit, tentativë për rrëmbim të punonjësve tanë jashtë dhe përfaqësitë e shtetit jashtë, survejim i ambasadave e shtetasve tanë, tentativë për të implikuar njerëzit tanë në vrasje, vendosje parullash në lokalet e përfaqësive tona e banesave të punonjësve apo në mjetet e tyre të qarkullimit, vjedhja e banesave të punonjësve tanë madje deri te grabitja e çantave të dorës te grave e tyre, tendencë për terror ndaj partisë dhe të shtetit, etj.
Mbani mend ndonjë emër që ju shkaktonin këto lloj incidentesh që ju më lart i përmendët zoti Luçi?
Unë i mbaj mend të gjithë se i njihja shumë mirë të gjithë shqiptarët që jetonin në Paris. Kur arratiseshin nga Shqipëria, ata kishin qejf të vinin menjëherë para ambasadës dhe bënin karshillëk me neve duke sharë komunizmin. Unë po sjell për shembull në kujtesë njërin prej tyre. Ka qenë një diel nga Erindi në s’gaboj dhe që kishte qenë në Tiranë në shkollën ushtarake “Skënderbej”. Emri saktësisht nuk më kujtohet tani. Ai pas përpjekjeve të shumta kishte mundur të arratiset nga Shqipëria dhe të arrijë deri në Paris. Dallonte nga të tjerët se ishte goxha i kapardisur, madje e mbaj mend se lëvizte gjithnjë me një kostum sportiv dhe mbante varur në sup një rrjet me një top brenda.
Pse e bënte këtë?
Nuk e di kështu ja thoshte mendja. Ndoshta të kënaqte veten me idenë e triumfatorit që kishte mundur të ikte nga Shqipëria dhe që sipas tij, pas kësaj mund të bënte çfarë të donte. Pra, ishte pushtuar nga ideja dehëse se tashmë që kishte mundur arratisjen dhe mbërritjen në Francë i kishte arritur të gjitha. Ai s’kishte arritura akoma të mësonte se jeta të sfiliste dhe se në Paris nuk jetoje dot duke bërë qejf, por kërkonte energji dhe punë të jashtëzakonshme. Këtu kam parasysh se aty shumica e shqiptarëve kishin më shumë se 30 apo 40 vjet që ishin arratisur dhe jetonin në ambiente të vogla të mos them në dhoma me qira duke kaluar vaktin me nga një vezë të skuqur.
Po, dhe çfarë bëri në ambasadë ky ish-skënderbegas?
Vinte çdo ditë duke sharë me zë të lartë dhe duke qëlluar me gurë në drejtim të dritareve. U bë shumë shqetësues.
Ju njoftonit policinë?
Njoftonim, por ai ruante sa ikte patrulla dhe pastaj fillonte të shante. Por e dinin se nuk u bënte gjë policia, prandaj bënin ashtu se nuk shpjegohet ndryshe.
Jeni i sigurt për këtë se si bënte gjë policia?
Këtë e shikonim shumë qartë sepse edhe për personin në fjalë neve arritëm të njoftonim njëherë policinë kur ai pikërisht po kryente akte të kësaj natyre të karakterit rrugaçëror, ndërkohë që e kapëm vetë. Jo vetëm kaq, por i gjetëm edhe një thikë të madhe në xhep gjë që përbënte precedent penal.
Dhe çfarë bëri ajo?
Policia e mori e shoqëroi në komisariat apo në stacionin e policisë si i thonin ata. Kur sa kaloi 2-3 ditë, e pamë prapë që erdhi. Pra policia e kishte lëshuar. Kështu ishte edhe puna e eksplozivit.
Le t’i rikthehemi subjektit të ngjarjes së shpërthimit në ambasadë që nisëm në fillim të kësaj interviste. Si vijuan veprimet tuaja pas momentit që ju foli nën panikun e ngjarjes dezhurni i ambasadës?
Siç të thashë pak më lart që ka qenë ora 01:30 pas mesnate. Ishte shtatori i 1974-ës. Na bie zilja e telefonit të shtëpisë dhe dezhurni na njofton se ishte bërë gjëma. Në ambasadë ka ndodhur shpërthim. Nuk mbaj mend si fluturova në këmbë dhe ashtu gjysëm i zhveshur mora telefonin të njoftoja shokët që flinin afër meje. Në fytyrë isha bërë dyll i verdhë. Nuk e harroj dot atë çast. Nuk dija saktësisht në çfarë përmase kishte ndodhur ai shpërthim dhe cilat ishin dëmet, por tensionin e kisha për njerëzit që kishin qenë duke fjetur në ambasadë.
Pse banonin njerëz veç dezhurnit në godinën e ambasadës?
Ishin dy familje të cilat banonin aty. Pra kishte gra dhe fëmijë. Këtu na shkoi mëndja fillimisht që nuk po merrnim dot veten. Ku nuk na shkonte imagjinata e shfrenuar në atë mesnatë me shi.
Çfarë detyre kishit juve?
Isha sekretar i parë i sajë dhe njëkohësit atashesh kulturor. Por ky ishte petku i diplomatit, pasi unë bëja punën e zbuluesit të mirëfilltë. Pra, me një fjalë unë përfaqësoja sigurimin e vendit tim në atë ambasadë. Isha rezident i sigurimit. Kështu që në rolin që kisha, më dilte detyrë të parandaloja një veprim të tillë. Pra kjo ishte detyra ime. Duhej t’i zbuloja dhe t’i parandaloja.
Si do t’i zbulonit që t’i parandalonit?
Kisha bashkëpunëtorët e mi, aq më tepër që veprimi im ishte në dinamik ku unë duhej dhe atë po bëja që të rekrutoja vazhdimisht njerëz të çdo qelize të jetës së shqiptarëve aty, për të pasur informacion të plotë dhe të kudondodhur. Por ç’ta zgjasim, le të mos dalim nga ngjarja e shpërthimit të ambasadës që po të përshkruaja. Si u njoftova nga dezhurni i ambasadës që të thashë pak më parë, i rashë menjëherë telefonit të ambasadorit dhe Sekretarit të Parë të Ambasadës.
Po a thatë pak më parë se ishit juve Sekretari i Parë i ambasadës?
Ke të drejtë të ngatërrohesh se nuk e di mirë si funksiononte personeli apo si ishte organika funksionale. Në të vërtetë ne ishim dy kolegë që mbanim detyrën Sekretar të Parë të ambasadës. Isha unë dhe Labo Abazi ndjesë pastë se tashmë ka vdekur. Pra Labon e kisha koleg të të njëjtit emërtim.
Thatë se njoftuat dhe ambasadorin?
Po. Ambasador ishte Javer Malo edhe ai ka vdekur. Me një fjalë që të më kuptosh qartë, unë njoftova dy shokët e ambasadës që nuk flinin në ambasadë për atë që kishte ndodhur sepse dezhurni kishte detyrë të më njoftonte mua si njeri të sigurimit, pastaj unë e dija se kë dhe si duhej të njoftoja. Zbrita rrëmbimthi madje pa u veshur mirë, me pizhama siç ishim dhe mora makinën ndërkohë që Javeri dhe Labua kishin dalë po ashtu poshtë pallatit dhe u nisëm më shpejtësi drejt godinës së ambasadës. Ato pak minuta që na ndanin nga ambasada kanë qenë minutat më të gjata të jetës sime. Askush nuk fliste. Na ishte tharë pështyma në fyt.
Ishim shumë se të traumatizuar. Çdo çast mendonim me gjak të mpiksur mos u kishte ndodhur gjë fëmijëve. O zot. Nuk do ta harroj kurrë atë situatë dhe atë llahtari.
( Vijon në numrin
e ardhshëm )
(GazetaShqiptare/BalkanWeb)