E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, arrestohen 63afganë ilegalëtë nisur drejt Italisë

ATHINË- Autoritetet greke njoftuan sot arrestimin në portin e Igumenicës, në veriperëndim të Greqisë, të 63 imigrantëve të paligjshëm afgane, të cilët po përpiqeshin të niseshin drejt Italisë dhe premtuan më shumë kontrolle lidhur me rishikimin e marrëveshjes së Shengenit.
''Këta emigrantë shumica nga Afganistani, të cilëve nuk u është përcaktuar ende kombësia, u zbuluan gjatë natës të fshehur në një kamion, shoferit iranian i të cilit u arrestua, ndërkohë që ky i fundit po përgatitej t'i hipte ata në një traget që nisej për në Itali'', njoftoi policia greke përmes një deklarate.
Arrestimi i tyre u krye menjëherë pas një mbledhjeje të shërbimeve greke të sigurisë, në përfundim të së cilës autoritetet e kanë shpallur një "intensifikim të mëtejshëm të kontrolleve" në portet e Igumenicë dhe Patras, dy dyert e daljes nga vendi drejt Italisë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›