Greqi arrestohen dy shqiptare me droge

Policia greke ka arrestuar dy shtetas shqiptarë në pikën kufitare Kipon, në kufirin me Turqinë, pasi ka gjetur në automjetin e tyre 8 kg heroinë.
Droga ishte paketuar në 15 qeska që ishin fshehur nën kroskotën e makinës, që kishte si drejtues një shtetas shqiptar 34 vjeç, dhe bashkudhëtar një tjetër, me moshë 30 vjeç.
Sipas policisë, heroina u zbulua nga eni i antidrogës me emrin Diego, ndërsa dy shqiptarët po paraqitnin për zhdoganim dy pako të mëdha me këpucë.
Policia sekuestroi automjetin dhe drogën që mendohet se ishte sjellë nga Turqia me destinacion tregun grek, ndërsa dy shqiptarët po mbahen në paraburgim, dhe po hetohet nëse janë implikuar dhe në çështje të tjera të trafikut të drogës.