E Diel, 1 Nëntor 2026

Shefat e QSUT leter kryeministrit Berisha Nuk jemi lodra te ministrave

Shefat e Sherbimit nuk jane lodra ne duart e ministrave per t’u emeruar e c’emeruar sipas deshirave te tyre. Kete qendrim 13 mjeke te njohur ne vend ia kane bere te njohur kryeministrit Berisha. Me ane te nje letre ata kerkojne nderhyrjen e tij per te zgjidhur ate qe e cilesojne si amulli ne QSUT krijuar pas urdherit te Ministrit te Shendetesise, per te rikthyer ne detyre shefat e sherbimeve qe mbanin kete post perpara risktrukturimjit te spitalit.

Vendimin e ata e konsiderojne te padrejte per dy arsye;
“Urdhri i Ministrit revokon nje VKM, pikerisht VKM nr.771, date 07.11.2012, “Per miratimin e kritereve, per percaktimin e numrit te personelit dhe kapaciteteve te njesise se sherbimit ne qendrat spitalore universitare”

Ministri i Shendetetsise “urdheron” Rektorin e Univeristetit te Mjeksise te zbatoje nje urdher te Ministrit te Shendetesise, nderkohe qe ky atribut i takon Ministrit te Arsimit dhe Kryetarit te Bordit te QSUT, me urdherin Nr.282 dt 30.04.2013 Ministri urdheron rikthimin e sherbimeve dhe shefat e tyre sipas struktures dhe pozicioneve, para miratimit te VKM nr.771.

Argumenta keto qe i vijne ne ndihme edhe njerit nga anetarit e bordit dekanit te fakultetit te mjeksise Bajram Hysa.

Me ane te nje vendimi te posacem me 7 nentor 2011 Keshilli I Ministrave ka vendosur sherbimet ne QSUT te rigrupohen. Nje I tille te perbehet nga tre klinika e kater pedagoge, nderkohe qe shfrytezimi I shtratit te jete ne masen 85%

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›