E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier arrestohen tre grabitesit e argjendarise

Kapucë, një pistoletë, maska, para dhe një unazë ari i vetmi send që i përket argjendarisë së vjedhur. Te gjitha këto janë gjetur në banesën e njërit prej të arrestuarve dhe në automjetin tip ford. Ky i fundit u gjet i braktisur në një fshat të Fierit dhe bëri të mundur identifikimin e 2 prej autoreve.

Grabitja e argjendarisë ndodhi 5 ditë më pare në qëndër të Fierit. Grabitësit të maskuar dhe të armatosur hynë në argjendarinë e Maksi Gjergjit dhe morrën prej andej disa kg bizhuteri ari. Po në të njejten mënyrë dyshohet se kanë kryer vjedhjen e një tjetër argjendarie në fillim të këtij viti.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›