E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqi, arrin në 13 numri i të vdekurve nga virusi i Nilit

Virusi i Nilit perëndimor i cili transmetohet nga mushkonjat dhe godet sistemin nervor qendror vazhdon të shkaktojë viktima pavarësisht dezinfektimeve në zonat më të prekura në veri të vendit.

Këtë emër ky virus e ka marrë për shkak se u gjet në rajonin verior të Ugandës në vitin 1937. Deri më sot nuk ekziston asnjë vaksinë dhe e vetmja mbrojtje është parandalimi i pickimit nga insektet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›