E Diel, 1 Nëntor 2026

Kili, ndërmarrja u kërkon falje të afërmve të minatorëve

Teksa Parlamenti ngriti një komision për të sqaruar përgjegjësinë e shembjes së minierës së arit dhe të bakrit në shkretëtirën Atacama, televizioni kilian transmetoi video të re me pamje nga minatorët. Sipas filmimeve minatorët para kamerave buzëqeshin dhe duken në një gjendje të mirë shpirtërore.

Gjatë ditës së martë filloi shpimi për hapjen e një rruge nga e cila do të dalin minatorët e bllokuar. Shpimi për në thellësinë 700 metra ku ndodhen minatorët pritet të zgjasë rreth katër muaj. Ndërkohë, ka filluar furnizimi me ushqime i të bllokuarve përmes tubave.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›